Home / 2019 / January / 02

Daily Archives: January 2, 2019

Ministri serb dhe sekretari amerikan Pompeo flasin për dialogun Kosovë- Serbi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar sot sekretarin amerikan Mike Pompeo, ku kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë bisedës së mbajtur në Brazil në ceremoninë e inaugurimit të presidentit, Jair Bolsonaro, Daçiq e ka njoftuar Pompeon për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan B92, transmeton Klan Kosova. Kryediplomati serb e ka ftuar sekretarin amerikan për vizitë zyrtare në Serbi. Ndryshe, Kosova dhe Serbia tashmë pritet të hyn në fazën finale të dialogut. Edhe kreu i shtetit amerikan ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të arrijnë sa më parë marrëveshje përfundimtare, ku ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë serb Aleksandër Vuçiq në shtëpinë e bardhë për të kremtuar.

Read More »

Juventus- Mbappe, po ndodh ‘çmenduria’

Gjiganti italian Juventus po mendon të transferoj një nga lojtarët më të mirë në botë. Juventus është klubi më i suksesëshëmk në Itali dhe vazhdimisht freskon skuadrën me lojtarë të rinj. Drejtori i ekipit të Juventusit, Fabio Paratici, ka folur për “Sky Sport” në lidhje me zërat që lidhin kampionin e Botës, Kylian Mbappe, me një kalim të mundshëm të “Zonja e Vjetër”. Ai ka thënë se ka lojtarin më të mirë në Botë për momentin, që është Cristiano Ronaldo. “Juve ka qenë gjithmonë një klub i madh, por me ardhjen e CR7 niveli i lojtarëve të tjerë është rritur me 20-30%. Duke pasur lojtarët më të mirë nuk garanton fitoren, në fazën përfundimtare është gjithashtu çështje e detajeve, duhet të jeni me fat, por nëse ishim konkurrues më parë, ne jemi edhe më konkurrues me Ronaldon. Ne jemi një klub i madh dhe do të shohim seriozisht merkaton. Mbappe është një transferim i vështirë, por do të shohim se çfarë lëvizjesh do të bëjmë”, tha drejtori i bardhezinjve.

Read More »

Haziri jep sinjale se LDK mund të bëhet pjesë e dialogut, thotë se ky proces nuk mund të kryhet pa ta

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se procesi i dialogut s’mund të kryhet dhe të dalë i suksesshëm pa LDK-në. Haziri, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës nuk ka arritur t’i realizojë pritjet e qytetarëve. Ai ka thënë se partnerët e PAN-it kanë arritur vetëm ta ndajnë politikisht dhe etnikisht Kosovën dhe, sipas tij, ky është rreziku kryesor në vitin 2019. “Nuk mund të flasim shumë për të arriturat në vitin 2018 meqë pritjet kanë qenë më të mëdha. Pritjet kanë qenë që këtë fundvit Kosova ta ketë rekomandimin me datë për liberalizimin e vizave, por kjo nuk është arritur. Dialogu me Serbinë është një prej proceseve më të rëndësishme që po kalon Kosova, mirëpo nuk është arritur uniteti për këtë proces. Përkundrazi, gjatë vitit 2018 Kosova është ndarë politikisht në parti që qeverisin dhe në parti të opozitës. Kjo nuk është shenjë e mirë. Nuk mund të flasim në raport pozitiv as për nivelin e zhvillimit ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për gjendjen sociale dhe s..

Read More »

Gruaja e Sinan Vllasaliut një zonjë e vërtet, vëmendja te veshja e saj

Sinan Vllasaliu është këngëtari shqiptar që u bë i njohur dhe shumë i pëlqyer për publikun shqiptar që në paraqitjen e tij të parë në skenë, para shumë vitesh. Dikur askush nuk dinte thuajse asgjë për jetën e këngëtarëve përtej skenës. E, sot dihen edhe detajet më të vogla, e lëre më ato të mëdhatë, shkruan Kosovarja. Për vite me radhë Sinan Vllasaliu ishte këngëtari më i pashëm, më i dëgjuar e kërkuar thuajse kudo. Të gjithë flisnin vetëm për të dhe namin e tij, e sot flitet edhe për familjen e Sinanit, gruan, vajzën, nipin e mbesë. Në këtë foto, bashkëshortja e këngëtarit shihet bashkë me nipin, si gjyshe e dedikuar.

Read More »

“Bomba” e mbrëmbjes: Real Madrid po e transferon lojtarin e madh nga Italia për 110 milionë euro

Real Madrid nuk e ka ndërmend të dozohet për të transferuar Mauro Icardin. Gjiganti spanjoll ëhstë në kërkim të transferimit të një ylli të madh në Santiaho Bernaeu, dhe ai siç duket do të jetë Icardi. Ishte e ditur se largimi i Cristiano Ronaldos do të sillte një periudhë të trazuar te Real Madrid, por askush nuk e ka pritur një reagim kaq të dobët nga kampionët e Evropës. Me largimin e Ronaldos, Karim Benzema mbeti sulmuesi i vetëm klasik në Madrid, derisa ‘Los Blancos’ vendosën të transferojnë sulmuesin Mariano Diaz nga Lyon, për të cilin paguan 20 milionë euro, dhe atë vetëm një vit pasi e shitën për tetë milionë. Diaz arriti të zëvendësonte Ronaldon në numrin e fanellës duke trashëguar numrin shtatë, por ishte larg nivelit të portugezit në fushë. Me mungesën e golave në sulm, sipas asaj që raporton ‘AS’, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, do të bëjë gjithçka për transferimin e Mauro Icardit në ‘Santiago Bernabeu’. Icardi ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, dh..

Read More »

Solskjaer vazhdon me fitore, mposht Newscastlen

Ole Gunnar Solskjaer ka vazhduar me formën e mirë me Manchester United edhe pas javës së 21-të. ‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur të marrin tre pikë nga udhëtimi në ‘St James Park’, duke e mundur 0-2 Newcastle United. Që prej shkarkimit të Jose Mourinhos në dhjetor, trajneri i përkohshëm Solskjaer e ka drejtuar skuadrën në mënyrë frymëzuese, derisa fitorja e sotme 2-0 ndaj Neëcastle Unitedit në telashe për të mbijetuar në ligën elitare angleze, ishte e para e tij pa pranuar gol, raporton Gazeta Express. Në tri ndeshjet e kaluar, Unitedi fitoi bindshëm duke i shënuar të paktën tri gola dhe më së shumti pesë, por në të gjitha prej tyre e pranoi nga një gol. Por David De Gea e ruajti portën e paprekur ndaj Neëcastle, dhe “Djajtë e kuq” i afrohen edhe më shumë pozitës së katërt në Premierligë, vendi i fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Pas një pjesë të parë të dobët, vizitorët nga Mançesteri thyen akullin kur akrepat shëonin pak më shumë se një orë lojë. Vetëm një..

Read More »

Vuçiq dhe Putin do të bisedojnë edhe për Kosovën

Kosova renditet lartë në agjendën e takimit të presidentit serb Alekksandër Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin. Takimi i ardhshëm i Vuçiqi tme Putinin, i treti brenda nëntë muajve, do të jetë konfirmim i mirëbesimit dhe i mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, ka thënë sot ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, transmeton Koha net. “Kosova do të jetë lart në agjendën e bisedave të dy shtetarëve”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Çepurin. Ai ka përsëritur se Rusia edhe më tej fuqimisht e përkrah Serbinë në mbrotjen e interesave kombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial në përputhje me Rezolutën 1244 të KS-së. Siaps tij, zgjidhja për “çështjen e Kosovës”, përkundër letrave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk është afër. “Rusia përkrah opsionin e Serbisë për Kosovën”, ka përfudnuar ai. Putin në Beograd do të qëndrojë më 17 janar.

Read More »

Ja ku e priti Sylejman Selimi festën e Vitit të Ri

Për festën e Vitit të ri është liruar ish -komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Sylejman Selimi. Selimi ka kaluar natën e vitit të ri jashtë burgut. Fotografitë me të i ka bërë publike Jahir Morina Gipa, pronar i kompanisë ‘Princesha’, që merret me ndërtimtari. Ai ka shkruar se vitin e ri e ka festuar me Sylejman Selimin dhe familjen e tij. “Është nder dhe kënaqësi që festen e vitit të ri 2019 ta kalosh duke festuar me familjen dhe me Gjeneral Sylejman Selimin! Uroj që ky vit ta sjellë atë pranë familjes dhe kolegëve ne Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Morina Gipa.

Read More »

Sa bukur i rri lira Atifete Jahjagës- kush ia dhuroi atë?

Ish presidentja Atifete Jahjaga kohën e fundit është pjesë e medieve rozë. Që nga ndarja e saj me bashkëshortin ajo është bërë ndër më të komentuarat në vend. Mandati i saj ka përfunduar prej kohësh, por jo edhe diskutimi për të, ndoshta për faktin se ajo u bë e para femër Presidente e vendit, shkruan Kosovarja. Atifete Jahjaga tashmë është pjesë aktive e disa kampanjave feministë dhe nuk dihet nëse ajo do ti kthehet sërish politikës. Së fundi, ish Presidentja është vënë në fokus të medias për shkak të ndarjes nga bashkëshorti. Në të vërtet, jeta e saj private ka bërë gjithmonë përshtypje dhe shpesh është diskutuar gjerësisht nga mediat në vend. Atifete Jahjaga në një foto shihet teksa e mban në qafë një lirë, sigurisht dhuratë nga koha kur ishte nuse.

Read More »

Higuain-Morata, merret vendimi përfundimtar

Përpara ndeshjes midis Chelseat dhe Southampton, Maurizio Sarri foli për Alvaro Moratën, i cili ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje në Milan në janar. Në fakt, ka raporte që sugjerojnë se spanjolli do të jetë pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit, duke përfshirë Gonzalo Higuain të Milanit, i cili do të shkojë në Stamford Bridge, përcjell ORAinfo. Sidoqoftë, Sarri mohoi këto lidhje në një intervistë para ndeshjes, kur u pyet për dëmtimin e Giroud. “Nuk kam nevojë për ndonjë sulmues të ri, kemi Hazard dhe Morata, jemi mirë”, përfundoi ai. Një mesazh i qartë nga menaxheri, duke treguar se marrëveshja e shkëmbimit Morata-Higuain ka dështuar. Menaxheri i Rossonerëve thuhet se dëshiron të mbajë yllin e tyre argjentinas, pavarësisht rezultatit të dobët të shfaqjeve që ai përjetoi gjatë një periudhe të gjatë në gjysmën e parë të sezonit. /ORAinfo/

Read More »