Home / 2019 / January / 06

Daily Archives: January 6, 2019

Pas lindjes së vajzës, Qëndresa me dedikim emocionues për Labin

Qendresa Bajrami është gruaja e prezantuesit të njohur kosovar Labinot Gashi i njohur si Labi. Para pak ditësh ata u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Rroa, shkruan ORAinfo. Edhe pas lindjes Qëndresa vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale. Sot ajo ka publikur një foto dedikim për bashkëshortin e saj Labin. “Ti je fryma qe kam dasht me mbush jeten”- ka shkruar Qëndresa./ORAinfo/

Read More »

Pas ndeshjes Getafe – Barcelona, këto janë notat e lojtarëve

Pas përfundimit të ndeshjes Getafe – Barcelona, janë dhënë edhe notat e lojtarëve. Barcelona e mposhti në udhëtim Getafen me rezultat, 1:2. Lojtari më i mirë ishte Leo Messi, që mori notën 8.5, raporton lajmi.net. Ndërsa, lojtari me përformancën më të dobët ishte mesfushori i Getafes, Portillo, që mori vlerësimin 5.9. Më poshtë mund t’i shikoni notat e lojtarëve.

Read More »

Solari tregon se kush është fajtori i humbjes nga Real Sociedad

Santiago Solari ka bërë një deklaratë befasuese pas humbjes nga Real Sociedad. Real Madrid u mposht nga Real Sociedad me rezultat, 0:2, në xhiron e 18-të në La Liga. Santiago Solari ka thënë se ata nuk arritën të këndelleshin, pasi çdo shkoi mbrapsht për ta. “Sot, çdo gjë shkoi mbrapsht. Çdo gabim në futboll paguhet shtrenjtë. Bëmë gjithçka për të përmbysur rezultatin, por në futboll quhen golat”, ka thënë Solari pas ndeshjes. “Kemi shpërdoruar tre pikë të tjera me të cilat mund t’u ishim afruar kundërshtarëve.” “Ky është futbolli. Ishim tepër të shpërqendruar që në fillim të sfidës dhe paguam shtrenjtë. Nuk e kemi nënvlerësuar kundërshtarin, në çdo ndeshje luajmë për fitore.”, ka shtuar më tej trajneri argjentinas.

Read More »

Presidenti tha se do ta heqë taksën ndaj Serbisë, reagon Ministri Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaҫit. Ai ka thënë se Thaçi nuk mund të jap premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo presidenti. Ai theksoi se përderisa nuk eliminohen arsyet pse kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë një hap të tillë, kjo taksë nuk do të largohet. “Përderisa ekzistojnë arsyet të cilat neve si Qeveri e Republikës së Kosovës na kanë shty me vendosë këtë taksë, do të thotë arsyet të cilat unë i kam prezantuar, kur e kam propozuar vendimin për këtë taksë, atëherë asnjëherë kjo taksë nuk do të eliminohet”, ka deklaruar ministri Shala për kallxo.com. Nëse presidenti Thaçi ka një kërkesë të tillë, atëherë sipas Shalës, këtë kërkesë duhet ta sjellë në Qeveri për shqyrtim dhe të vendosë qeveria. Shala tha se deri në këto momente nuk kanë pranuar një kërkesë të tillë a..

Read More »

Harrojeni Xhakartën me kaqurrela, iu ‘ҫmend’ sonte me flokë të drejta

Seriali vendor ‘O sa mirë’ ka sjell shumë figura të reja në aktrim. Një prej aktoreve që bëri famë pikërisht nga ky serial është edhe Arta Elezaj me rolin e ‘Xhakartës’, shkruan ORAinfo. Arta vazhdon të komentohet për linjat e saj trupore. Sonte Xhakarta ka publikuar një foto ku shihet pa kaqurrelat e saj të zakonshme. Edhe e tillë, Xhakarta po duket tejet e bukur dhe atraktive./ORAinfo/

Read More »

Barcelona dëshiron me çdo kusht ta transferoj këtë super-lojtar

Barcelona e ka ndarë mendjen për transferimin e këtij lojtari. Skuadra ka kohë që i është vënë pas Matthijs de Ligt, mirëpo ka probleme në arritjen e marrëveshjes. Skuadra katalonase duhet t’i paguaj 70 milionë euro Ajaxit për transferimin e mbrojtësit. Ky nuk është vetëm problemi i vetëm për Barcelonën, pasi agjenti i De Ligt, Mino Raiola, kërkon 10 milionë euro nga marrëveshja. Katalonasit refuzojnë të paguajnë agjentin italian, pasi shuma do të shkonte në 80 milionë.

Read More »

E lodhur dhe e zbehët, kështu duket Dilara pas lindjes

Ebru Özkan, është aktorja turke që u bë e famshme me rolin e saj të Dilaras në serialin ‘Fate të Kryqëzuar, transmeton ORAinfo. Ajo që nga transmetimi I kësaj telenovele ka ndryshuar shumë dhe tani është bërë nënë i një bebe të shëndetshme. Nga një grua tejet elegante ka një jetë private tejet diskrete. Së fundmi ajo na ka prezantuar me bebin e saj. Ja si e mban në dorë ajo./ORAinfo/

Read More »

UEFA ia “terron” Milanit me lajmin e fundit

AC Milan i është dhënë deri në qershor 2021 për të përmbushur rregullin e UEFA-s, madje edhe rregullin financiar të Fair Play ose të përballet me një ndalim një sezoni nga ndeshjet evropiane, përcjell ORAinfo. Sipas rregulloreve të UEFA-s, çdo klub që shpenzon më shumë se sa të ardhurat që gjeneron përballet me sanksione të mundshme, duke përfshirë, në rrethana të caktuara, një ndalim nga garat e drejtuara nga UEFA. UEFA tha se Milan do të ndalohej të merrte pjesë në garën e ardhshme të UEFA-s për të cilën do të kualifikohej në dy sezonet 2022/23 dhe 2023/24 “nëse klubi nuk do të ishte në përputhje me 30 qershor 2021. UEFA gjithashtu tha se skuadra e Milanit në çdo rast do të kufizohej në 21 lojtarë në garën evropiane për dy sezonet e ardhshme./ORAinfo/

Read More »

Aksident në Prishtinë, goditet këmbësori

Shumë aksidente janë duke ndodhur në vendin tonë që fatkeqësisht disa kanë përfunduar me viktima. E sonte, një këmbësor është goditur nga vetura pak më parë në Prishtinë. Aksidenti në fjalë saktësisht ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’. “Ka ndodhur një aksident, është i lënduar një këmbësorë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Read More »