Jul Deda në një bisedë emocionuese me të atin e ndjerë

Welcome to Kosova Today

Jul deda gjithmnonë ka pasur një raport specilal me të atin. Largimi i tij nga kjo jetë e ka shtuar mallin tek ta. Julin jemi mësuar ta shikojmë teksa i dedikon fjalë të ndjera shpesh herë të atit dhe këtë herë është ndalur në një bisedë më të gjatë. Ta marr babën se ia mbaj […]

Jul Deda në një bisedë emocionuese me të atin e ndjerë

Jul deda gjithmnonë ka pasur një raport specilal me të atin. Largimi i tij nga kjo jetë e ka shtuar mallin tek ta.

Julin jemi mësuar ta shikojmë teksa i dedikon fjalë të ndjera shpesh herë të atit dhe këtë herë është ndalur në një bisedë më të gjatë.

Ta marr babën se ia mbaj mend edhe numrin. Alo babush, o babush im, zemra ime. Sa më ka marrë malli për ty. Ja kështu më ke thënë gjithmonë ‘ku je o Jul baba’. E di që je mirë, je shumë mirë, je me engjëjt atje. Mos asnjë merak për këtu, po të flas nga shtëpia e BBV babo.

Para se të ikje nga ne të thashë që do të hyj në BBV dhe më the ‘Me u fut bab, me tregu vlerat e tua, me bo qejfin tënd dhe me luftu si trimat’. Edhe unë këtë po bëj, e di se më sheh dhe shpresoj t’i kem treguar ato që më ke thënë. Shpresoj të të kem bërë krenar, e di që nuk ma thua dot, por e di që je. Me vërtet nuk je me ne, por je në zemrat tona babo. Mami është shumë mirë, po e mbajmë si mbretëreshë. E di që është dashuria jote, që e do shumë, por edhe ne e duam shumë.

Ti vetëm shijoje nga atje lart, e di që na sheh. Kam pasur gjithmonë nevojë që të më thuash herë pas herë, siç ke bërë pas shfaqjeve të mia, që kujdes këtë dhe atë, më kanë munguar këto o bab. Sa më kishte marrë malli për zërin tënd, pata mundësi të flas me ty, por ta dish që zëri yt, zemra, përqafimet e tua janë gjithmonë me mua. Të dua shumë dhe kam një mall për ty që s’ta shpjegoj dot me fjalë. Me 25 maj është finalja, mos u hallakat atje, mirë babo. Të përqafoj dhe flasim përnatë, jo nëpërmjet telefonit, por nëpërmjet zemrës, trurit.

Linku:https://www.instagram.com/juldeda/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C3LrF0ytvxm/

Sisteme Online Programime
Programing Online