Home / KOSOVA / Dikush ia shkruan “UÇK” familjes Dakiq në shtëpi

Dikush ia shkruan “UÇK” familjes Dakiq në shtëpi

Derisa po dilte në oborr, Luka është përballur me personin e maskuar.

Grafit me mbishkrimin UÇK, dyshohet se ka shkruar një person i maskuar në derën e shtëpisë së Milenko Dakiqit nga fshati Gorazhdec i Pejës.

Në orët e vona të së shtunës, Luka, djali i Milenko Dakiqit, ka vërejtur një person të maskuar, i cili në këtë derë ka shkruar me shkronja të mëdha, UÇK, i cili më pastaj është larguar në drejtim të panjohur, raporton KTV.

Derisa po dilte në oborr, Luka është përballur me personin e maskuar.

Dakiqi thotë se u frikësua me atë çfarë i ka ndodhur, derisa nuk ka arritur të identifikojë se kush mund të ketë qenë.

Pasi personi i maskuar ka arritur të largohet, ai ka njoftuar policinë, por që as ajo nuk ka arritur të identifikojë kryesin e kësaj vepre.

Dankiqi thotë se ndihet i kërcënuar dhe se ka frikë për motrën e tij të vogël.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se është njoftuar që prokurori po merret me të, e familja Dankiq thotë se nuk ka asgjë të keqe me askënd.

Për ngjarjen në Gorazhdec, ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, qe e sheh këtë si një tjetër shenjë presioni ndaj serbëve lokalë.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Dikush ia shkruan “UÇK” familjes Dakiq në shtëpi Dikush ia shkruan “UÇK” familjes Dakiq në shtëpiRating: 4.8