Home / KOSOVA (page 30)

KOSOVA

KOSOVA News

Rasti tragjik në Prishtinë, policia sqaron si kishte ndodhur ngjarja

Policia e Kosovës ka sqaruar rastin në Prishtinë. Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, lidhur me disa shkrime të publikuara sot në disa media, që kanë të bëjnë me rastin e që ka ndodhur me 27.02.2019 në Prishtinë, ju informojmë se: Me datën 27.02.2019 në ora 01:58 personi A.J. ka telefonuar Policinë e Kosovës përmes linjës emergjente 192, për të paraqitur shqetësimet e tij rreth një problematike e cila ka rezultuar me mosmarrëveshjeje, në mes tij dhe mikut të tij. Zyrtari policor kompetent me detyrë në qendrën e thirrjes që ka qenë në kontakt me palën, sipas procedurave ligjore ia ka dhënë te gjitha udhëzimet te njëjtit që të paraqitet në stacion policor për ta paraqitur rastin dhe se njëkohësisht është njoftuar se Policia e Kosovës është e gatshme të ju dalë në ndihmë 24 orë . Në ora 02:45 personi A.J. është paraqitur në stacionin policor Qendra në Prishtinë, për të paraqitur një rast tjetër , ku ka deklaruar se i njëjti (vet ai) e ka sulmuar/rrahur djalin e miku..

Read More »

Ministri Mustafa përplaset ashpër më këshilltarin e tij, ja çka ndodhi

Ministri Ekrem Mustafa përfshihet në një incident. Menjëherë pas rehatimit si ministri i tretë i Brendshëm në këtë mandat qeveritar, Ekrem Mustafës i kanë dalë probleme. I deleguari i deputetit Labinot Tahiri në qeveri, është përfshirë në një incident në ambientet e ministrisë. Burime të shumëfishta i kanë thënë KTV-së se Mustafa është përplasur fizikisht me njërin nga këshilltarët e tij politikë, duke e nxjerrë atë nga zyra. Vetë ministri Mustafa e ka pranuar për KTV-në të ketë ndodhur një incident, por e ka mohuar përplasjen fizike. Ka thënë se ka pasur ngritje toni dhe se “kur është puna te puna, di të jetë i ashpër”. Mustafa thotë se njerëzit e deleguar politikisht vazhdojnë të sjellin telashe në punën e tij. Ka mohuar informacionin që deputeti Labinot Tahiri tash po kërkon shkarkimin e tij. Deputeti Tahiri, i cili bëri çmos për t’u emëruar Ekrem Mustafa në krye të Ministrisë së Brendshme, thotë se ka pasur mospajtime me të, por për momentin nuk e ka kërkuar largimin. Ekre..

Read More »

Kadri Veseli përkujton ngjaren në Likoshan dhe Qirez

Kadri Veseli ka shkruar se në Likoshan e Qirez nisi epoka e luftës çlirimtare. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sot masakrën e Likoshanit e Qirezit. Në 20 vjetorin e kësaj masakre të tmerrshme të kryer nga forcat serbe, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se 28 shkurti i vitit 1998 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare, si dita në të cilën nisi epoka e luftës çlirimtare. “28 shkurti i vitit 1998 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare, si dita në të cilën nisi epoka e luftës çlirimtare”. “Në zemrat tona i përjetshëm do të qëndroj kujtimi dhe nderimi për të rënët e asaj dite në Likoshan e Qirez”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Read More »

14 vjeçarja bëhet nënë në QKUK, mjekët flasin për gjendjen e saj

Një 14 vjeçare nga Fushë Kosova është bërë nënë. Një vajzë 14 vjeçare sot ka sjellë në jetë foshnjen e saj të parë, në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21. gjinekologu, Naser Berisha. Berisha tha se lindja është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit nga ekipi kujdestar. Ai tha se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shtoi se e mitura që solli në jetë fëmijën ka 14 vjet e gjysmë. Mjeku kujdestar tha për rtv21. se pacientja dhe “burri i saj” janë me vendbanim në Fushë Kosovë. Reparti i Gjinekologjisë në QKUK e ka raportuar rastin në polici se një paciente e moshës së mitur, e cila i takon komunitetit ashkali pritet të lind fëmijë. Bëhet e ditur se dy të miturit kanë bashkëjetuar në Fushë Kosovë

Read More »

Deda flet për takimin me amerikanët, nxjerr këtë përfundim

Një grup deputetësh të Kosovës kanë pasur një takim me disa zyrtar të administratës së Trumpit. E për këtë takim ka folur edhe deputeti i Alternativës, Ilit Deda. Ai ka thënë se janë dakorduar që të mos flasin për detaje të këtij takimi, duke theksuar se situata është mjaft dramatike. “Më iu tregu të drejtën më vjen keq prej qytetarëve. Ne e kemi pas një kërkesë nga amerikanët, që të mos dalim me detajet nga takimi”, ka thënë ai. Deputeti Deda ka thënë se në këtë takim janë hequr shumë pikëpyetje të cilat kanë të bëjnë me korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka akuzuar Thaçin se së bashku me ata që kanë lobuar për presidentin janë munduar që të bindin SHBA-në që të gjithë në Kosovë janë pro një ideje të tillë. Ai thotë se në këtë takim është sqaruar gjithçka dhe amerikanët tashmë e dinë se populli i Kosovës nuk është për një ide të tillë. “Ka qenë një takim shumë miqësor ku janë sqaruar shumë pikëpyetje që Kosova i ka pas sa i përket procesit të tanishëm. Situa..

Read More »

Ambasada SHBA-ve deklarohet pas vizitës së delegacionit amerikan në Kosovë, kjo është kërkesa e tyre

Ambasada amerikane pas vizitës së delegacionit nga shteti i tyre është deklaruar se taksa minon partneritetin me SHBA-në. Ambasada amerikane ka lëshuar komunikatë pas vizitës së delegacionit të lartë të SHBA’së në Kosovë. Në këtë deklarohet thuhet se taksa po minon raportet miqësore me amerikanët. Sipas këtij njoftimi të ambasadës, ky delegacion erdhi për të përforcuar porosinë e presidentit Donald Trup, shkruan Gazeta Express. Më tutje, Ambasada potencon se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake e minojnë partneritetin mes Kosovës dhe SHBA’së. Deklarata e plotë e ambasadës: Zëvendësdrejtori i Lartë për Evropë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) John Erath, dhe Drejtori i NSC-së për Çështje Evropiane, Brad Berkley, u takuan dje me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, pas vizitës në Beograd dhe takimeve me udhëheqësit e qeverisë së Serbisë. Mysafirët erdhën për të përforcuar porosinë e Presidentit Trump “për të zënë këtë moment unik … dhe për t’u përmbajtur nga ve..

Read More »

U privua nga jeta nga vëllai i gruas, ja kush e nisi konfliktin që la pa baba tri vajza

Sot iu dha lamtumira e fundit Abid Jasharit, 34 vjeç, nga Prishtina. Dyshohet se një mosmarrëveshje, që babai i tre fëmijëve e kishte me familjen e gruas së tij, e çoi drejt vdekjes atë. Një ditë para se në trupin e tij të shkrepen plumba, Abidi kishte raportuar në polici për kërcënimet që kishte marrë nga familja e gruas – këtë e tha sot për Gazetën Express vëllai i tij, Behari. Pas më shumë se 18 orësh në arrati, i dyshuari kryesor për privimin nga jeta e Abid Jasharit, me të zbardhur mëngjesi i së enjtes, u vetëdorëzua në polici. Para se ai të vetëdorëzohej, policia kishte bastisur gjashtë lokacione. Besnik Shkodra, 26 vjeç, aktualisht ndodhet në prangat e policisë dhe i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Po ashtu, i dyshuari ka dorëzuar edhe revolen me të cilën dyshohet se ka kryer aktin e rëndë. “Sot rreth orës 07:00 i dyshuari kryesor për këtë rast, B. Sh., mashkull 26 vjeç, u vetëdorëzua në stacion policor. I njëjti ka dorëzuar edhe një armë zjarri (revole) e c..

Read More »

Njëri ndër themeluesit e UÇK-së në Suharekë ftohet nga Specialja

Gjykata Speciale ka ftuar sot edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së nga Suhareka. Agim Kuqi nga Suhareka është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për t’u intervistuar nga Specialja. Këtë për lajmi. net e ka konfirmuar vetë Kuqi, i cili po ashtu ka treguar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Kuqi është i afërt i deputetit të AAK-së, Blerim Kuqit i cili ditë më parë po ashtu mori ftesë nga Specialja. Kujtojmë, se Prokuoria e Specializuar ka ftuar edhe figura të profilit të larët për intervistim, duke përfshirë Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën.

Read More »

Albin Kurti flet pas daljes nga spitali, tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Tri ditë pasi qëndroi në klinikën intensive në QKUK, sot lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dal nga spitali. Pas daljes, ka treguar për gjendjen e tij. Përmes një statusi në “Facebook”, Kurit ka falënderuar gjithë stafin që u përkujdesën për të. “Isha i sëmurë, ende nuk jam shëruar. Dy javë pushim e vazhdim i terapisë janë të nevojshme. Por, më vjen turp të them se isha i sëmurë kur kam parasysh e s’i heq dot prej mendjes pacientët e tjerë aty, në gjendje të rëndë, disa edhe shumë të rëndë. Uroj që t’ia dalin të gjithë, të shërohen e të bëhen sa më mirë”, ka thënë ai. Ja plotësimi i plotë: Sot dola nga spitali dhe jam mirë. I falënderohem mjekëve dhe infermiereve në Klinikën Infektive si dhe në atë të Emergjencës në QKUK. Ishin mbi 50 orë të vështira por ndjehesha i sigurt me ta. Ju falënderohem edhe të gjithë juve që më keni dërguar mesazhe inkurajuese. Infermieret Arbëria, Adelina, Arbenita, Merlina, Miradija, Vildanja, Elmerina, Amirja, Eminja dhe kryeinfermierja Lulja, n..

Read More »

Paralajmërohet mbyllja e Bonstillit, shkak taksa

Amerika e ka rritur presionin ndaj Kosovës, për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Kërkesa e SHBA-ve për pezullimin e taksës mund t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës. Kështu të paktën po thotë deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, raporton lajmi. Përmes një postimi në Facebook ai thotë se SHBA-të kanë paralajmëruar edhe mbylljen e Bonstillit amerikan. Ky është postimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook: A mundet me ardhe deri tek mbyllja e Bonstillit amerikan? Edhe kete mesazh e kane marre lideret tane politik. Shtrenjte do i kushtoje Kosoves loja me dy karta e politikaneve tane. Amerika nuk i ka forte ne qef keto lojerat e guxhave, sepse vet do bijme ne kazan…

Read More »