Home / KOSOVA / Hoxhaj i kundërpërgjigjet Vuqicit: Transformimi i FSK-së në Ushtri është i pandalshëm

Hoxhaj i kundërpërgjigjet Vuqicit: Transformimi i FSK-së në Ushtri është i pandalshëm

Formimi i Ushtrisë së Kosovës mbetet një ndër temat më aktuale.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqic, lidhur me deklaratat e tij për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se transformimi në Ushtri është i pandalshëm.

“Narrativi i rrejshëm i Vuqicit për të krijuar frikë në Ballkan është i gabuar dhe i rrezikshëm. Transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur është proces i pandalshëm. Kërcënimi më i madh ndaj paqes në rajon vjen nga militarizimi i Serbisë me arsenal rus”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Twiter.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Hoxhaj i kundërpërgjigjet Vuqicit: Transformimi i FSK-së në Ushtri është i pandalshëm Hoxhaj i kundërpërgjigjet Vuqicit: Transformimi i FSK-së në Ushtri është i pandalshëmRating: 4.8