Home / Tag Archives: deklarate

Tag Archives: deklarate

Bayern – Liverpool, kjo deklaratë e Neuer do t’i ‘çoj peshë’ tifozët anglez

Bayern dhe Liverpoll do të përballën në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. Manuel Neuer është i bindur se Bayerni mund ta mposhtë Liverpoolin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në ndeshjet që luhen në shkurt dhe mars. Sot shorti vuri përballë gjigantët evropianë teksa dy ekipet po kalojnë në forma të ndryshme ku Liverpooli është lider i Premier Ligës, ndërsa Bayerni është nëntë pikë prapa liderit Dortmund në Bundesligë. “Ata po kalojnë në një sezon shumë të mirë dhe e dimë se ishin në finalen e vitit të shkuar. Sigurisht nuk do të kënaqen as me barazim. Ata kundërsulmojnë shpejt dhe janë të rrezikshëm para golit, por janë të hapur, siç e kemi parë, dhe do të jenë kundër një sulmi të mirë të Bayernit. Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme”, ka thënë Neuer. Ndeshja e parë luhet në Anfield e e kthimit në Allianz Arena.

Read More »

Ronaldo jep një deklaratë para derbit me Torinon

Cristiano Ronaldo do të përjetojë Derby della Mole e tij të parë këtë mbrëmje . Kjo do të jetë përballja e parë e Torinos për CR7 dhe ai i rrëfeu Tuttosport sse sa i rëndësishme është ky derbi përcjell ORAinfo. “Kam mësuar se tifozët e Juventus refuzojnë të humbasin dy ndeshje: kundër Interit dhe Torino. Humbja është gjithmonë e keqe, nuk më pëlqen. “Derbi është gjithmonë një rast i madh, kështu që ne duhet ta fitojmë “, ka thënë portugezi. Derbi i Lisbonës nuk ishte një rast i vërtetë për produktin rinor të Sporting CP, pasi ai luajti vetëm rivalët Benfica një herë në një humbje 2-0 në shtëpi në dhjetor 2002. Ronaldo ka luajtur 11 edicionet e Manchester Derby nga 2003-09, duke përfshirë një në FA Cup, dhe doli me një bilanc prej shtatë fitore, një barazim dhe tre humbje. mMë e rëndësishmja, ai shënoi katër gola në këto ndeshjet dhe siguroi dy asistime. Kur ai hyri në Real Madrid, derbi me fqinjët Atletico Madrid ishte edhe më i zjarrtë. Në 31 nga ato përballje në të gjitha gar..

Read More »

Haradinaj vjen me një deklaratë të ‘fuqishme’ për Ushtrinë e Kosovës

Sot në Kuvendin e Kosovës, është votuar për transformimin e FSK-së, në ushtri. Kryeministri Ramush Haradinaj ka cituar sekretarin amerikan të Mbrojtjes për të përshkruar FSK’në, tash ushtria e Kosovës. Haradinaj në fjalën e tij në ceremoninë e parakalimit të trupave të FSK’së në kazermën Adem Jashari, foli për ushtrinë e Kosovës, për të cilën Kuvendi sot miratoi pakon e projektligjeve. Kryeminsitri citoi Mattisin, i cili ka thënë për marinsat amerikanë “se nuk ka miq më të mirë, nuk ka ka armiq më të këqij”. Të njëjtën frazë e përdori për ta përshkruar ushtrinë e Kosovës. “Nuk ka mik më të mirë se FSK’ja, nuk ka armik më të keq se FSK’ja”, ka thënë kryeministri Haradinaj. Ai tutje ka treguar se FSK dëshiron partneritet me secilën ushtri të rajonit dhe edhe me atë të Serbisë. “Ftojmë për partneritet ushtritë e rajonit. Dëshirojmë që të kemi partneritet për paqe edhe me ushtrinë e Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Read More »

Pas eliminimit të turpshëm, Spalletti vjen me deklaratë të papritur

Luciano Spalletti ka komentuar eliminimin e Interit në Ligën e Kampionëve në Sky Sport. Trajneri i njohur ka treguar faktorët që ndikuan që nerazurrët të përfundojnë aventurën e tyre në këtë garë përcjell ORAinfo. “Ne nuk kemi arritur të qëndrojmë të qetë, pavarësisht se gjithçka ishte e mundur. Ne u nervozuam dhe humbëm shumë topa, duke pasur disa çrregullime taktike dhe duke humbur vizionin e lojës. “PSV nuk na krijoi ndonjë problem, ata nuk gjuajtën me përjashtim të rastit të golit. Kjo ndeshje ishte psikologjikisht e rëndë, dhe ne duhet të kishim qëndruar më të balancuar, ne ishim shumë frenetik. “Ishte e pamundur për mua të fsheh rezultatin e Barcelonës-Tottenham. Uefa më pyeti nëse dëshiroja të tregoja rezultatin e Barcelonës-Tottenham në monitorimin e San Siro gjatë lojrave tona. “I thashë po, sepse do të ishte e pamundur për të fshehur rezultatin tek lojtarët e mi. Ata do të dinin nga tifozët nëse rezultati do të ndryshonte. Lojtarët kanë veshë” “Icardi? Një ekip nuk var..

Read More »

Deklaratë shokuese nga Coman: Nëse më ndodh kjo, pensionohem nga futbolli

Ylli i Bayern Munich, Kingsley Coman ka thënë se ai do të pensionohet nga futbolli nëse vazhdojnë lëndimet dhe ai ka vështirësi për të luajtur. Ish lojtari i Juventusit është duke u përballur me lëndime të ndryshme që një kohë në Bayern, ndërkaq lëndimi i fundit është ai i ligamenteve në gju. Ai ka bërë pesë paraqitje këtë sezon në të gjitha garat. “Ishte një vit i vështirë. Kur e lëndoi vetveten, është fundi i botës për mua. Shpresojë që unë mos ta përjetojë atë që kam rikujtuar se mjaft është mjaft”. “Nuk pranojë një operim të tretë-do të thotë se këmba e ime nuk është më ajo që ka qenë. Do të vazhdojë një jetë tjetër, një jetë prej anonimuesi”.

Read More »

Granit Xhaka vjen me një deklaratë befasuese për Arsenalit

Graniti është lojtar i Arsenalit, e për ekipin e tij ka bërë një deklaratë interesante. Mesfushori shqiptar madje ka marrë edhe shiritin e kapitenit në ndeshjet e fundit të Premierligë. Përmes një postimi në Facebook, Xhaka ka thënë se ai nuk luan vetëm për vete, por e bënë për tifozët dhe skuadrën. “Ne nuk luajmë vetëm për veten … luajmë për klubin, luajmë për Tifozët dhe luajmë për Komunitetin. Dhe kjo është ajo që e bën Arsenalin kaq të veçantë”, ka shkruar Granit Xhaka.

Read More »

Pas fitores nga Interi, Allegri vjen me deklaratë befasuese

Interi ka pësuar humbje ndaj Juventusit. Ishte Mario Mandzukic ai që shënoi golin e vetëm në takimin më të rëndësishëm të Juventus deri në këtë pikë të sezonit në Serie A. Mirëpo, pas ndeshjes, trajneri i “zonjës së vjetër”, Maximiliano Allegri ka thënë se ka vërejtur disa “çarje tek skuadra”. “Inter na shkaktoi problem në pjesën e parë, duke u hapur me Joao Marion dhe Gagliardin, kështu që ne patëm problem t’i mbyllim” ka thënë Allegri në konferencën pas ndeshjes. “Gjithashtu është e vërtetë se shanset më të mira të tyre në pjesën e parë erdhën nga gabimet tona” ka thënë tutje trajneri. “E dinim se kampionati nuk përfundon sonte megjithatë duhet të shmangnim humbjen në çdo mënyrë” ishin fjalët e trajnerit Allegri. Tashmë Juventus pas 15 ndeshjeve numëron plot 43 pikë dhe prinë si skuadër e vetme në tabelën e Serie A.

Read More »

Para derbit të madh Martinez ndez tifozët e Juventusit me këtë deklaratë

Juventusi aktualisht është duke u përgatitur për të pritur Interin në stadiumin Allianz këtë mbrëmje, pasi të dy klubet përgatiten për një përballje të vërtetë Serie A para pjesës tjetër të aksionit të fundjavës përcjell ORAinfo. Lojtarët nga të dyja anët janë duke bërë deklarata para përplasjes, e një mesazh të tillë e ka bërë edhe ylli i Interit, Lautaro Martinez duke postuar një foto në Instagram, me këtë mbi titull. “Për sa kohë që ju mbani sytë tuaj në golat tuaja, nuk do të ketë pengesa që mund t’ju ndalojnë.” Fjalë të përcaktuara nga argjentinasi i ri, i cili shpreson që Interi mund të kapërcejë pengesën e tyre në Juventus dhe të dalë me atë që do të ishte një tre pikë shumë e rëndësishme nga Torino./ORAinfo/ View this post on Instagram MIENTRAS MANTENGAS LA VISTA EN TUS METAS, NO HABRÁ OBSTÁCULOS QUE TE DETENGAN. A post shared by Lautaro Martinez (@lautaromartinezz10) on Dec 6, 2018 at 3:34pm PST

Read More »

Superfuqia Juventus, deklaratë bombastike nga Ancelotti

Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë për ‘La Gazettad dello Sport’, duke thënë se Juventus është skuadra më e mirë në Evropë aktualisht. “Napoli ka një potencial të madh dhe shoh se mund të arrijmë shumë gjëra në këtë sezon”, tha fillimisht trajneri italian, përcjell lajmi. “Ne kemi mesfushën më të mirë në Itali. Juventus i paarritshëm? Jo, Juve është shumë e fortë, por nuk janë të kapshëm. Natyrisht, se ju duhet të besoni në mrekulli që t’i mposhtni ata”, ka shtuar Ancelotti.

Read More »

Ndeshja Juventus-Inter, deklaratë bombastike nga Dybala

Juventus dhe Inter do të përballen nesër (e premte) në “Allianz Stadium”. Paulo Dybala ka premtuar se ai do të shënojë në derbin e Serie A, për të dëshmuar se është në formë të mirë. “Dua të shënoj ndaj enterit të premten mbrëma”, ka thënë argjentinasi, përcjell lajmi. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Inter është zhvilluar shumë në këtë sezon, andaj mendoj se ne do të tregohemi më efikas para gole. “Shpresoj që të shënoj nesër mbrëma, pasi dua të dëshmojë se jam në formë të mirë dhe që jemi në formë edhe më të mirë në këtë sezon”, ka shtuar më tej Dybala.

Read More »