Home / Tag Archives: kosoven

Tag Archives: kosoven

Mali i Zi mbështet Kosovën për formimin e Ushtrisë

Mali i Zi ka mbështetur Kosovën për formimin e Ushtrisë. Formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë proces gradual dhe t’i kontribuojë stabilitetit në rajon. Ky është qëndrimi i Malit të Zi zyrtar, citon “Vjesti” i Podgoricës ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Sergjan Darmanoviq. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth qëndrimit të Malit të Zi në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës, ministri i Jashtëm malazias, Sergjan Darmanoviq ka thënë se Mali i Zi dhe as NATO nuk e kanë kontestuar të drejtën e secilit vend të ketë ushtrinë e vet. “Kjo nuk është kontestuese. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se procesi duhet të ndodhë gradualisht, i hapët, inkluziv dhe t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit, në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimi i mëtejshëm i NATO-s me Kosovën në mirëkuptim të dyanshëm. Kjo është një qasje realiste që e kemi theksuar shumë herë deri tash”, citohet të ketë thënë Darmanoviq, transmeton Koha net.

Read More »

KFOR-i gjerman ndihmon Kosovën

KFOR-i gjerman i dhuron Kosovës pajisje në vlerë 1.8 milion euro. Pas shndërrimit të Kampit të KFOR-it gjerman në Prizren në Park kosovaro – gjerman Inovativ dhe Trajnues, i janë dhuruar Kosovës pajisje në vlerë prej 1.8 milion euro, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Gjatë një vizite në Ministrinë e Financave, përfaqësuesit e KFOR-it gjerman në Kosovë theksuan përkushtimin e tyre për mbështetjen e institucioneve të Kosovës përmes projekteve të ngjashme siç është projekti i Parkut Inovativ dhe Trajnues. Ministri i Financave, Bedri Hamza, theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë gjermane është dëshmi e një bashkëpunimi me sukses në fusha të ndryshme. “Jetësimi i projektit të Parkut Inovativ dhe Trajnues është një mundësi e jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e vendit, përmes të cilit pritet të realizohen projekte tejet me rëndësi”, thuhet në komunikatë. Vlen të theksohet se nga ky park në të ardhmen pritet të përfitojnë edhe vendet e rajonit. Dhurimi i..

Read More »

Kadri Veseli i nënshkruan ligjet qe e bëjnë Kosovën me Ushtri

Republika e Kosovës është bërë të premten e kaluar me ushtri. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot nënshkroi Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ky ishte njëri nga nënshkrimet më të mira dhe më të vlefshme. “Me një ndjenjë të veçantë, sot nënshkrova Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Ky ishte një prej nënshkrimeve më të mira dhe më të vlefshme”, ka shkruar Veseli. Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet për transformimin e FSK-së më 14 dhjetor. Formimi i Ushtrisë ka marrë përkrahje të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e po ashtu edhe nga shtetet tjera mike të Kosovës.

Read More »

Ramush Haradinaj thotë se BE e tradhtoi Kosovën, ja çka shkruna Washington Post

Kryeministri Ramush Haradinaj është treguar shumë kritikues ndaj përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Gazeta amerikane “The Ëashington Post”, ka shkruar për takimin e djeshëm në mes zyrtarëve të lartë të Kosovës dhe të Bashkimit Evropian. Në këtë takim ku Mogherini dhe kryeministri i Kosovës Haradinaj patën një përballje, konferenca e cila ishte paraparë të mbahet pas takimit ishte anuluar. E përditshmja amerikane ka raportuar se “Kryeministri i Kosovës ka thënë të hënën se vendi i tij ndihet i tradhtuar nga Bashkimi Evropian (BE), me të cilën në të ardhmen ka për qëllim të bashkohet, për shkak se qytetarët e Kosovës janë të bllokuar nga mos liberalizmi i vizave”. Komentet e Ramush Haradinajt kanë ardhur pas një fjalimi që ai bëri në Bruksel në një takim me zyrtarë të lartë të BE-së, shkruan e përditshmja amerikane “The Ëashington Post”. “Qytetarët e Kosovës ndjehen të tradhtuar dhe të zhgënjyer me BE”, ka thënë ai. “Koha nuk është miku jonë. Ne duhet t..

Read More »

U tha që u nda nga gruaja, kjo është e vërteta për Mehmet Kosovën

Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, në Kosovë u bë i njohur me rolin e “Mehmet Kosovës”, në serialin “Jetë e hidhur” serial ky i cili transmetua në televizionin 21. Me rolin e tij të “Mehmet Kosovës” i cili nuk arriti që të martohet me vajzën qe e deshi “Nerminin”, u pëlqye shumë nga të gjithë shikuesit e këtij seriali. Por, në jetën reale “Mehmet Kosova” ka një jetë krejt ndryshe. Aktori në vitin 2016 lidhjen e tij disa vjeçare me aktoren dhe modelen e e njohur Sinem Kobal, e ka kurorëzuar me martesë në një ceremoni madheshtore, shkruan rtv21.tv. Por, në mediat turke para disa muajve u hapen thashethemet se çifti i njohur tani janë afër ndarjes. Për dallim nga aktori, i cili ende nuk ka folur në lidhje me këto thashethemeve, mediat turke raportojnë se modelja e njohur, Sinem Kobal ka mohuar një gjë të tillë. 31-vjeçarja është shprehur se tash e dy vjet sa është e martuar me Kenanin është duke jetuar një jetë shumë të lumtur. “Gjithçka është në rregull në martesën tonë”, ës..

Read More »

Turqia mbështet Kosovën në transformimin e FSK-së në ushtri

Ambasade turke në Kosovë ka konstatuar mbështetjen e saj në votimin që ka bërë Parlamenti I Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri. Sipas kësaj deklarate themelimi I ushtrisë është një e drejtë sovrane, shkruan ORAinfo. “Turqia, si një vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në një ushtri si një të drejtë sovrane, gjithashtu konstaton deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe përfshirëse të të gjitha komuniteteve të Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në një mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon. Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, do të mbajë mbështetjen e saj për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.”-thuhet në deklaratën e Ambas..

Read More »

Lutfi Haziri i çon ‘selam’ partive në pushtet: Kurrë nuk do ta ndani Kosovën

Kuvendi i Kosovës ka votuar mbrëmë rezolutën për dialogun me Serbinë. Me këtë rezolutë, LDK dhe Vetëvendosje mbeten përfundimisht jashtë dialogut me Serbinë. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se koalicioni qeverisës bashkë me Shpend Ahmetin kanë vendosur ta lënë LDK-në jashtë dialogut me Serbinë. Sipas Hazirit, ata kanë shkelur mbi vullnetin politik të partisë më të madhe në Kosovë. Mirëpo ai ka shtuar se askush s’do të mund ta ndajë Kosovën meqë çdo marrëveshje duhet të marrë 2/3 e deputetëve të Parlamentit. Postimi i plotë: Dy fjalë për ata që po e ftojnë LDK’në pas miratimit të Rezlutës E miratuat rezolutën sipas ‘kompromiseve’ mes PAN’istave e PSD. Na përjashtuat nga mundësia e ndërtimit të unitetit. Shkelët mbi vullnetin e ofruar politik në tryezat politike. Dialogu i brendshëm dhe rezolutat e ofruara nuk iu mjaftuan, por i shikuat numrat në sallë dhe kërkuat të tregoni forcën e numrave. Por, forca e numrave nuk iu siguron ratifikim. E keni ndarë politikën e Ko..

Read More »

Bëhni gati! Kosovën e pret një vikend i vështirë

Keni bërë plane për këtë vikend. Së pari bëni mirë ta shihni se ҫfarë moti do të mbrëtërojë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, derisa dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë në dy vlerat e temperaturave ekstreme dhe me reshje bore. “Vazhdon situata meteorologjike të mbetet jostabile. Kjo si pasojë e masave të ajrit të ardhura nga të dy anët e kontinentit, verilindja dhe juglindja. Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, derisa dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë në dy vlerat e temperaturave ekstreme dhe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK.

Read More »

Finlanda uron Kosovën për krijimin e Ushtrisë

Kuvendi i Kosovës orë me parë ka votuar tri projektime të cilat mundësojnë transformimin e FSK-së në ushtri. Ambasada e Finlandës në Prishtinë ka uruar Kosovën me rastin e miratimit të tri ligjeve që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri. Por, kjo Ambasadë e inkurajon Kosovën që të vazhdoj bashkëpunimin me aleatët e NATO-s dhe partnerët e tjerë, si dhe kërkon të shtohen përpjekjet në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. “Dialogu dhe masat për ndërtimin e besimit janë jetike për stabilitetin rajonal”, thuhet mes tjerash në urimin e Ambasadës së Finlandës në Facebook.

Read More »

Bora mbulon Kosovën, ja çfarë temperaturash na presin sot

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina sot është mbuluar me borë. Reshjet e borës që kanë rënë gjatë gjithë natës kanë bërë që Prishtina të zbardhët e gjitha më borë. Institute Hidrometrologjik i Kosovës njofton se sot në Kosovë do të ketë reshje shiu e bore, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media. “Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe pasdite me reshje shiu dhe bore, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m parashihet të bie vetëm borë”, thuhet në komunikatë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2- 3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s. /ORAinfo/

Read More »