Home / Tag Archives: zbulohet

Tag Archives: zbulohet

E papritur, zbulohet skuadra e re e Cavanit

Chelsea do të përpiqet të nënshkruajë Edinson Cavani nga Paris Saint-Germain nëse Eden Hazard largohet për Real Madridin, raporton Le10Sport përcjell ORAinfo. Hazard ka qenë i lidhur me një lëvizje në Real Madrid dhe mund të largohet në verë. Edhe pse Chelsea u është dhënë kohët e fundit një ndalim për transferimin, ata do të apelojnë vendimin e FIFA-s. Duke pasur nevojë për një burim të ri golash, nëse Hazard shkon, ata do t’i drejtohen sulmuesit uruguaian, i cili ka shënuar 22 gola në të gjitha garat këtë sezon./ORAinfo/

Read More »

Zbulohet fajtori i vetëm për largimin e Ronaldos nga Real Madrid

Është zbuluar fajtori i vetëm për largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid. Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, vazhdon ta akuzojë Florentino Perezin, si personin e vetëm fajtor për largimin e Cristiano Ronaldos nga ‘Santiago Bernabeu’. 34 vjeçari pas nëntë viteve qëndrim te Real Madrid, është larguar verën e kaluar për t’iu bashkuar Juventusit në Serie A. Gjatë qëndrimit te Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka thyer pothuajse të gjitha rekordet e klubit, duke qenë njeriu kryesor në sukseset e tyre në Ligën e Kampionëve. “Florentino Perez është fajtori i vetëm për largimin e Ronaldos”, ka deklaruar Calderon, përcjell ‘lajmi.net’. Sipas pretendimeve të Calderon, Perez ka refuzuar rritjen e pagës për Cristiano Ronaldon, pavarësisht triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve në tre vitet e fundit.

Read More »

Zbulohet: Ja si mund të humbasni peshë duke e shikuar televizorin

Është zbuluar se si mund të humbisni peshë pa pasur nevojë të vraponi apo të kujdeseni për ushqimin. Në rast të mungesës së disponimit, si dhe dëshpërimit për të humbur peshë, juve do iu mjaftonte të ndeznit televizorin. Të paktën, kështu po pohon një hulumtim, i realizuar nga Universiteti i Ëestminster. Sipas tyre, shikimi i filmave horror ndihmon në djegien e kalorive dhe, rrjedhimisht, edhe humbjen e peshës, transmeton lajmi net. Shkencëtarët, të udhëhequr nga Richard McKenzie, sponzorizuan një testim në disa persona vullnetarë, të cilët i ekspozoheshin një filmi një orë e gjysmë. Ata që shikuan film nga ky zhanër, ishin në gjendje të digjnin 113 kalori, e cila përkthehet në shetitje prej 30 minutave ose vrapim prej 15 minutash. Këta tre filma shkaktojnë djegien më të madhe të kalorive në mesin e të anketuarve: “Shining” – 184 kalori “Jaës” – 161 kalori “Exorcist” – 158 kalori.

Read More »

Kurz takohet me Trump, zbulohet çka folën për Kosovën

Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në takimin e tyre të zhvilluar në Uashington, ata diskutuan edhe për çështjen e Kosovës. Kurz është kancelari i parë i Austrisë i cili në Shtëpinë e Bardhë u takua me një president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 13 vitet e fundit. Pas takimit, ai ka thënë se SHBA-të në Kosovë “kanë ndikim të madh që mund ta përdorin pozitivisht”. Kurz theksoi se Austria pozitivisht sheh dialogun mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se mund ta mbështes edhe shkëmbimin e territoreve edhe pse bëhet fjalë për një temë të ndërlikuar. “Nëse dy palët arrijnë marrëveshje për diçka, nuk duhet t’u qëndrojmë në rrugë, as evropianët as amerikanët”, porositi ai. Kurz ka bërë të ditur se Trump kërkoi që Austria ta rrisë buxhetin për ushtrinë. “Besoj se administrata amerikane ka interes për marrëdhënie të mira por në shumë pyetje kemi mendi..

Read More »

Zbulohet: Ja kush do ta zëvendësojë Sarrin te Chelsea

Sarri po rrezikohet seriozisht të shkarkohet nga Chelsea. Humbja e thellë nga Manchester City dhe eliminimi nga FA Cup nga Manchester United, kanë bërë që drejtuesit e Chelseas të mendojnë për pasuesin e italianit. Një mundësi e fundit për ish trajnerin italian, do të jetë finalja e EFL Cup kundër Manchester Cityt, ku një dështim i radhës në këtë finale, do të nënkuptonte largimin e tij. Laurent Blanc është një nga zëvendësuesit më serioz për t’u bërë trajner i Chelseat në rast se Maurizio Sarri. Sipas Evening Standard tashmë Chelsea e ka menduar edhe zëvendësuesin e italianit, bëhet fjalë për Blanc. Francezi aktualisht nuk drejton asnjë skuadër, por në të kaluarën ka stërvitur Paris Saint Germainin dhe Bordeaux.

Read More »

Zbulohet arsyeja e privitimi nga jeta e të riut në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj. Një person ka mbetur pa shenja jete, pas plagëve që ka marrë nga gjuajtja me armë zjarri, ndërkaq, thuhet se motivi ka qenë gjakmarrja. “Vëllai i Mentorit e ka privuar nga jeta një person para tri viteve. Tash këta janë hakmarrë për këtë vra sje”, ka thënë një burim i afërt me viktimën për Indeksonline. Ndërkaq, rastin për vrasjen e të riut në Ferizaj, e ka konfirmuar më herët Agim Gashi nga Policia e Ferizajt. “Në orën 12:30 ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, ku si pasojë një person është lënduar. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një person të moshës 25-30 vjeçar. Hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë Agim Gashi.

Read More »

Zbulohet se pse ylli i madh nuk iu bashkua Milanit

Ish ylli i Atletico Madrid, Ferreira Carrasco ishte i lidhur me interesimin e Arsenalit dhe Milan në dritaren e transferimit të janarit. Ndërmjetësi Federico Pastorello ka folur me RMC Sport për të shpjeguar se pse ylli belg nuk e ka lënë Kinën ku po luan aktualisht. “Ju duhet të kërkoni agjentin e tij, unë kam qenë ndërmjetësi. Carrasco është një futbollist i rëndësishëm që mund të bëjë ndryshime në Evropë, por kinezët mund të jenë pak të ndërlikuar ndonjëherë. Ata mendojnë më shumë për marrëdhënien që ata kanë me homologun e tyre. A është mirë për ta apo jo”, ka thënë ai. “Kjo është arsyeja pse Carrasco nuk u largua, Interi u përpoq të hynte në bisedimet e transfertave, por asgjë nuk ndodhi në fund të seancës së ardhshme dhe do t’i japë Carrasco këshillat më të mira që ai mund”, tha ai. /ORAinfo/

Read More »

​Zbulohet merimanga gjuetare e natës me sy vezullues (Foto)

Shkencëtarët zbuluan fosile të rralla 110 milionë vjeçare të një merimange me sy me ngjyra të ndezura që i ndihmonte asaj për të gjahtuar natën. Ky lloj merimange i takon periudhës së Kretakut, pranë qytetit të Jinju në Korenë e Jugut. Gjithashtu thuhet se është hera e parë që studiuesit …

Read More »

Zbulohet: Këta dy persona kandidat për ta zëvendësuar Sarrin te Chelsea

Trajneri italian Maurizio Sarri është afër shkarkimit nga Cjelsea. Dhe, drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e Sarrit. Mediat britanike raportojnë se Zinedine Zidane dhe Frank Lampard janë dy kandidatët më seriozë për ta zëvendësuar Maurizio Sarrin në postin e trajnerit të Chelseat. Sipas Sky Sports, dyshja janë identifikuar tashmë si zëvendësues të mundshëm të Sarrit, pas një diskutimi të brendshëm nga bordi i të kaltërve, transmeton Gazeta Express. Transmetuesi britanik shpjegon se bordi i Chelseat është shumë i shqetësuar me paraqitjet e fundit dhe rezultatet e ekipit. Të kaltrit i kanë pranuar 10 gola në dy ndeshjet e fundit kundër Bournemouthit dhe Manchester Cityt, para se të eliminoheshin nga FA Cup prej Manchester Unitedit. Kjo ka bërë që drejtuesit ta mendojnë seriozisht shkarkimin e Sarrit ende pa u bërë një vit nga emërimi i tij në stol. Zidane është pa punë momentalisht, pasi e udhëhoqi Real Madridin drejt tre titujve në Ligën e Kampionëve dhe..

Read More »

Zbulohet arsyeja, ja pse Ahmeti shkarkoi drejtorin e Arsimit në Prishtinë

Jonuz Slihaj është liruar nga posti i drejtorit të Arsimit në Prishtinë. Me ndryshime e ka nisur javën Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës. Ai ka shkarkuar drejtorin e Arsimit, Jonuz Salihaj. Ahmeti ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e partnerit të koalicionit, AAK. “AAK-ja kërkoi të shkarkohej Salihaj, sepse nuk përfaqëson interesat e tyre”, ka thënë Ahmeti për KTV. Derisa Salihaj nuk është përgjigjur, televizioni merr vesh se mosmarrëveshjet kishin nisur kur Salihaj nuk kishte pranuar intervenime për të regjistruar fëmijë nëpër institucionet shkollore të Prishtinës. Drejtori i shkarkuar nuk u ishte bindur as urdhrave nga lart të partisë së kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ahmeti ka vendosur që këtë drejtori ta marrë nën petkun e PSD-së dhe të emërojë një person të pavarur. Ahmeti ka bërë edhe ndryshime tjera. AAK-së ia ka marrë Inspektoratin dhe drejtorin Brahim Mehmetaj e ka emëruar drejtor të Pronës. Dren Kukajn e PSD-së e ka emëruar drejtor në drejtorinë e Mirëqenies Sociale. ..

Read More »