17 vjeçari shqiptar fiton medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave

Orges Ibi është shpallur fitues i medaljes së artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave. 17-vjeçari nga qyteti i Korçës, ka fituar pikët maksimale në kimi, matematikë dhe kodim. Orgesi ka konkurruar në këtë olimpiadë së bashku me 160 të rinj nga e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, nëpërmjet një postimi në rrjetet […] The post 17 vjeçari shqiptar fiton medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave appeared first on Albinfo.

17 vjeçari shqiptar fiton medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave

Orges Ibi është shpallur fitues i medaljes së artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave. 17-vjeçari nga qyteti i Korçës, ka fituar pikët maksimale në kimi, matematikë dhe kodim. Orgesi ka konkurruar në këtë olimpiadë së bashku me 160 të rinj nga e gjithë bota.

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi Orges Ibin si një shembull të shkëlqyer të talentit të jashtëzakonshëm, i lindur nga pasioni dhe angazhimi i tij, si dhe mundësitë që ofron Qendra e Inovacionit e Bashkisë Korçë.

“Kjo është një dëshmi se kur investohet në mundësi për zhvillimin e rinisë, arrihen suksese të jashtëzakonshme që ndikojnë jo vetëm në individë, por edhe në zhvillimin e shoqërisë dhe të ardhmen e saj”, shkroi kryebashkiaku Filo.

Qendra e Inovacionit në Korçë luan një rol kyç në krijimin e hapësirave, ku talentet e reja mund të zhvillohen, duke forcuar kështu ekosistemin e dijes dhe teknologjisë në rajon. Më shumë se 40 të rinj të qytetit të Korçës aftësohen çdo ditë në fushën e programimit, kodimit e shkencave të reja, në Qendrën e Inovacionit/atsh

The post 17 vjeçari shqiptar fiton medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave appeared first on Albinfo.