17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet edhe në Japoni
17 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës u festua edhe në Japoni. Në shënimin e kësaj feste tejet të rëndësishme, mori pjesë edhe ambasadori Sabri Kiçmari. Kiçmari ishte prezent në aktivitetin e organizuar nga Shoqata Kosovaro-Japoneze. “Japonezët që kanë marrë pjesë në misione të ndryshme në kuadër të OKB, JICA, institucioneve tjera shoqërore dhe

17 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës u festua edhe në Japoni.
Në shënimin e kësaj feste tejet të rëndësishme, mori pjesë edhe ambasadori Sabri Kiçmari.
Kiçmari ishte prezent në aktivitetin e organizuar nga Shoqata Kosovaro-Japoneze.
“Japonezët që kanë marrë pjesë në misione të ndryshme në kuadër të OKB, JICA, institucioneve tjera shoqërore dhe qytetarë japonezë që e kanë vizituar Kosovën dhe ndajnë ndjenja miqësie e simpatie për vendin tonë, u takuan për të shënuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë të re: shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosoëvs 17 vite më parë”, u shpreh diplomati kosovar.
Ai ka folur për historikun e krijimit të Republikës së Kosovës.
Ambasadori i ka falënderuar Qeverinë e Japonisë dhe zyrtarët e të gjitha niveleve si dhe qytetarët japonezë për kontributin e tyre për lirinë, pavarësinë dhe sidomos shtetndërtimin e Kosovës.