200 ushtarët britanikë arritën në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se përforëcimet nga ky shtet për misioni paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, tanimë kanë arritur në Kosovë. Sipas një njoftimi në X, ushtarët e parë britanikë të një dislokimi prej 200 trupash arritën në Kosovë për t’u përforcuar misionin e KFOR-it. Edhe Gjermania do të dërgojë […] The post 200 ushtarët britanikë arritën në Kosovë first appeared on ATV. The post 200 ushtarët britanikë arritën në Kosovë appeared first on ATV.

200 ushtarët britanikë arritën në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se përforëcimet nga ky shtet për misioni paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, tanimë kanë arritur në Kosovë.

Sipas një njoftimi në X, ushtarët e parë britanikë të një dislokimi prej 200 trupash arritën në Kosovë për t’u përforcuar misionin e KFOR-it.

Edhe Gjermania do të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë si pjesë e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO, KFOR, njoftoi të premten një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Mund të konfirmoj se qeveria federale (gjermane) ka vendosur të zgjerojë angazhimin e saj ushtarak në KFOR që nga prilli i vitit 2024, pavarësisht nga ngjarjet e fundit në Kosovë”, tha Mitko Mueller në një konferencë rutinë për shtyp në Berlin

Përndryshe, Turqia do ta marrë udhëheqjen e KFOR-it në mandatin e ardhshëm dhe Angelo Michele Ristuccia do të zëvendësohet nga gjenerali turk, Ozkan Ulutash. Të martën e ardhshme është planifikuar dorëzimi i detyrave nga komandanti aktual i KFOR-it.

The post 200 ushtarët britanikë arritën në Kosovë first appeared on ATV.

The post 200 ushtarët britanikë arritën në Kosovë appeared first on ATV.