Dejan Pantiq lirohet me dorëzani, do të paguajë 30 mijë euro
Dejan Pantiq, ish zyrtari policor i dyshuar për sulm me mjete shpërthyese në zyret e KQZ – së, është liruar nga arresti shtëpiak. Ai është liruar përmes deponimit të dorëzanisë në shumën prej 30 mijë euro. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se gjykata nuk […]


Dejan Pantiq, ish zyrtari policor i dyshuar për sulm me mjete shpërthyese në zyret e KQZ – së, është liruar nga arresti shtëpiak.
Ai është liruar përmes deponimit të dorëzanisë në shumën prej 30 mijë euro.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se gjykata nuk ka pranuar kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak nga ana e PSRK-së. Mirëpo, me datën 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit D.P av.Ljubomir Pantovic, gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, ashtu që me datën 05.09.2023 gjykata nga Prokurori i Shtetit nga PSRK ka pranuar parashtresën-pëlqimin me të cilën ka propozuar që masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P të zëvendësohet me masën e dorëzanisë sipas nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPP-së, pas deponimit të shumës prej 30.000.00 Euro”, ka thënë Gashi.
Sipas saj, Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin numër PPPS.nr.63/22, me datë 06.09.2023 ndaj të pandehurit D.P ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit, ashtu që ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, duke caktuar dorëzaninë ndaj të pandehurit D.P, në shumën prej 30.000.00 Euro./Front Online