27-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Qeveria themelon Këshillin Shtëtëror
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë përbërje: Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues; Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues; Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit

Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë përbërje:
Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues; Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues; Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar; Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar; Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,Në komunikatën e dërguar për media më tej thuhet se me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.