4 të plagosur nga të shtënat në lidhje me gjykimin për vrasjen e Besar Nimanit

Sipas policisë, si pasojë e të shtënave,  katër persona të plagosur janë në spital. Njëri prej tyre është në rrezik jete The post 4 të plagosur nga të shtënat në lidhje me gjykimin për vrasjen e Besar Nimanit appeared first on Albinfo.

4 të plagosur nga të shtënat në lidhje me gjykimin për vrasjen e Besar Nimanit

Disa të shtëna janë shkrepur sot trreth orës 13 para Gjykatës së Landit,  të Bielefeldit, Gjermani. Aty po zhvillohej gjyqi për vrasjen e Besar Nimanit, ish-boksier shqiptar nga Bielefeldi.

Një person u plagos rëndë nga të shtënat pranë gjykatës së përmendur në Bielefeld. Agjencia e lajmeve DPA mësoi nga qarqet policore se ka pasur një sulm të shënjestruar ndaj personave që kanë lidhje me gjyqin për vrasjen e ish-boksierit profesionist Besar Nimani, transmeton albinfo.ch.

Një person i tretë është ende në kërkim pas të shtënave pranë gjykatës. Siç njoftoi policia në mbrëmje, në vendngjarje janë arrestuar dy të dyshuar. Megjithatë, pjesëmarrja e tyre në krim ende nuk është zbardhur. Sipas policisë, si pasojë e të shtënave,  katër persona të plagosur janë në spital. Njëri prej tyre është në rrezik jete.

Sulmi duket se ka lidhje me vrasjen e ish-boksierit profesionist Besar Nimani: ai u qëllua vitin e kaluar në mes të pedonales Bielefeld. Procesi kundër njërit prej personave që besohet të jetë përgjegjës për vdekjen e Nimanis është zhvilluar në gjykatë – nën masa të rrepta sigurie.

 

The post 4 të plagosur nga të shtënat në lidhje me gjykimin për vrasjen e Besar Nimanit appeared first on Albinfo.