4 vjet anëtarësim në NATO, asnjë fjalë shqip

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.4 vjet anëtarësim në NATO, asnjë fjalë shqip appeare shkruan: Naser Pajaziti Ministria e Mbrojtjes dhe shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë së Maqedonisë dje shënoi 4 vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Por, ajo që u vërejt në këtë ceremoni nuk kishte asnjë fjalë në gjuhën shqipe, as edhe në gjuhën angleze, si gjuhë zyrtare e NATO-s. Gjatë gjithë ceremonisë vërehej […] The post 4 vjet anëtarësim në NATO, asnjë fjalë shqip appeared first on INA ONLINE.

4 vjet anëtarësim në NATO, asnjë fjalë shqip

The post d first on INA ONLINE.4 vjet anëtarësim në NATO, asnjë fjalë shqip appeare

shkruan: Naser Pajaziti

Ministria e Mbrojtjes dhe shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë së Maqedonisë dje shënoi 4 vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Por, ajo që u vërejt në këtë ceremoni nuk kishte asnjë fjalë në gjuhën shqipe, as edhe në gjuhën angleze, si gjuhë zyrtare e NATO-s.

Gjatë gjithë ceremonisë vërehej një pano statike me mbishkrimin vetëm në maqedonisht.

Ajo që u vërejt në këtë ceremoni të lëshuar drejtpërdrejt nga ministria e mbrojtjes, shihet qartë se asnjë nga folësit nuk tha as edhe një fjalë në dy gjuhë, ose ti jepet fjalë ndonjë përfaqësuesi shqiptar.

Detaji tjetër që po ashtu bën përshtypje se edhe në përshëndetjet e folësve. Nga i pari e deri tek i fundit me emër dhe mbiemër u përshëndetën ministrat e LSDM-së, Petrovska e mbrojtjes si nikoqire, dhe Mariçiq si zëvendëskryeministër i Qeverisë, ndërsa aty ishin edhe së paku tre ministra tjerë shqiptarë, përfshirë zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi.

Këto praktika janë të njohura dhe vazhdimësi, përkundër politikanëve e zyrtarëve tanë që rrahin gjoks gjuha shqipe, gjuha shqipe… Për kurreshtje e keni edhe linkun e ceremonisë që gjithçka duket qartë: https://www.facebook.com/DefenceMKD/videos/697499585931472/

*postim në facebook

The post 4 vjet anëtarësim në NATO, asnjë fjalë shqip appeared first on INA ONLINE.