“40 fëmijë në 20 shtretër”, situata kaotike në kopshtet të Tiranës

Pak ditë më parë u publikua një raport ku Shqipëria rezultonte të ishte e treta në Europë përsa i përket lindshmërisë që vitet e fundit ka rënë ndjeshëm. Por edhe për ata prindër të rinj që zgjedhin të lindin në Shqipëri dhe të mos emigrojnë, përveç kostos së lartë të jetesës, rritja e një fëmije […] The post “40 fëmijë në 20 shtretër”, situata kaotike në kopshtet të Tiranës appeared first on Ditar.al.

“40 fëmijë në 20 shtretër”, situata kaotike në kopshtet të Tiranës

Pak ditë më parë u publikua një raport ku Shqipëria rezultonte të ishte e treta në Europë përsa i përket lindshmërisë që vitet e fundit ka rënë ndjeshëm.

Por edhe për ata prindër të rinj që zgjedhin të lindin në Shqipëri dhe të mos emigrojnë, përveç kostos së lartë të jetesës, rritja e një fëmije është bërë sfida më e madhe.

Në Tiranë kush nuk mund të përballojë kopshtet private, që këtë vit rritën me ccmime të konsiderueshme tarifat, i duhet të pranojë kushtet e kopshteve shtetërore.

Ndonëse ato promovohen me aq shumë bujë nga nismat e njëpasnjëshme të Bashkisë, e cila këtë vit njoftoi hapjen e kopshtit nr 50, kushtet në këto institucione lënë për të dëshiruar.

Të pyetur nga Media Ditari, disa prindër të kopshtit 45, tregojnë se nëpër klasa janë nga 40 fëmijë.

“Në grupin ku është fëmija im, janë 20 shtretër dhe 40 fëmijë. Nuk e di se ku i vendosin për të fjetur të gjithë, por në mbledhjen me prindër, edukatoret plot siklet na kërkuan që kush ka mundësi t’i marrë fëmijët para orës 13:00”, u shpreh një nënë.

“Unë kam tre vite që e sjell në këtë kopësht, nuk kam zgjidhje tjetër dhe me rrogën që marrim nuk mund të paguaj edhe kopështin në privat. Edhe vjet ky numër ka qenë në klasë. Fëmijët nuk kanë ccfarë mësojnë, por s’kemi cc’të bëjmë”, tha një tjetër.

Mbipopullimi u konfirmua edhe nga kryetari i Bashkisëm Erion Veliaj, i cili tha se këtë vit ishte rritur kërkesa për regjistrime për shkak të ardhjes së prindërve nga rrethet. Mirëpo ai nuk dha asnjë zgjidhje se si do të menaxhohet ky numër i lartë.

Përveç përkujdesjes që duan 40 fëmijë, 2 edukatore dhe një punonjëse pastrimi, e kanë shumë të vështirë për t’jua dalë me shërbimin që fëmijëve u duhet. Qëllimi i një kopshti nuk është vetëm të mbajë fëmijët nga ora 8 deri në orën 5- qëllimi kryesor i një kopshti është të stimulojë rritjen dhe zhvillimin e fëmijës që vjen nëpërmjet lodrave dhe aktiviteteve. Por si mund të bëhet kjo me 40 fëmijë në klasë?

Edukatoret e  konfirmojnë që lodhja është e madhe dhe se u duhet të jenë mbi 9 orë në punë, por asnjëra nuk pranon të dalë dhe ta thotë këtë publikisht, pasi kanë frikë se mund të rrezikojnë vendin e punës.

Nuk ka pak ditë që përfundoi edhe tenderi i mobilimit të koshteve dhe çerdheve, mirëpo nga viti në vit në këto grupe nuk u pa asnjë mobilje e re. Madje nëpër klasa edukatoret u kërkuan prindërve që nëse donin të zëvnedësonin diccka të vjetër. Një grupi iu kërkua të vendosnin para për perde, dikujt për tapete dhe të tjerëve për lodra.

Por këto nuk janë problemet e vetme që ka regjistrimi i një fëmije në kopësht shtetëror.

Në kopështe mungon sinjalistika dhe mjetet që kanë të bëjnë me elementin e sigurisë së fëmijëve, si psh në rastet e një rënie të zjarrit.

Me aq shumë fëmijë sa gjenden nëpër klasa do të kishte përmasa katastrofike rënia e një zjarri. Gjithashtu kopshtet nuk kanë roje dhe ky është problemi më I madh për sigurinë e fëmijëve. Çdo kush mund të futet nëpër këto godina dhe askush nuk mund t’i ndalojë.

The post “40 fëmijë në 20 shtretër”, situata kaotike në kopshtet të Tiranës appeared first on Ditar.al.