Viti i ri akademik nis me protesta, studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin
Ditën e sotme ka nisur edhe viti i ri akademik për studentët në të gjitha universitetet e vendit. Janë 20 mijë student që do të ulen për herë të parë në auditore, të cilët sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit u regjistruan gjatë dy raundeve, i pari nga data 29 gusht deri në 11 shtator, […] The post Viti i ri akademik nis me protesta, studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin appeared first on Ditar.al.

Ditën e sotme ka nisur edhe viti i ri akademik për studentët në të gjitha universitetet e vendit.
Janë 20 mijë student që do të ulen për herë të parë në auditore, të cilët sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit u regjistruan gjatë dy raundeve, i pari nga data 29 gusht deri në 11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator.
Por ky vit i ri akadmeik ka nisur me probleme, pasi studentët e Mjekësisë kanë bojkotuar mësimin për shkak të ligjit që i detyron ata të punojnë në Shqipëri për 5 vite pasi të kenë përfunduar studiemet, ose të paguajnë tarifën e vendosur nga Ministria për të marrë diplomën.
Ky ligj u kontestua që në fillimet e tij, por pavarësisht protestive të shumta nga studentët, mazhoranca dhe Presidenti Bajram Begaj u kthyen shpinën, duke vendosur që të miratojnë një ligj absurd pa marrë aspak në konsideratë mendimin e studentëve.
Ndërkohë, hapi i radhës për studentët duket se do të jetë Gjykata Kushtetuese, të cilës do t’i drejtohen për të shfuqizuar këtë ligj. Por vendimi për t’iu drejtuar Kushtetueses për të rrëzuar ligjin e qeverisë vështirë se do të jetë i duhuri, pasi anëtarët e ‘Kushtetutës” kanë treguar se “qeveria ka gjithmonë të drejtë”, pasi çdo ankesë kundër Këshillit të Ministrave e kanë rrëzuar.
The post Viti i ri akademik nis me protesta, studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin appeared first on Ditar.al.