47 nga të lënduarit nga zjarri në Koçan do të dërgohen për trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut

115 persona të lënduar nga zjarri në një klub nate në Koçan po trajtohen në spitalet dhe klinikat e Maqedonisë së Veriut, me gjendjen e tyre të raportuar si stabile, sipas Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. “Në klinikën Nënë Tereza në Shkup janë të shtruar 9 pacientë, në Shën Naumin e Ohrit janë 24 për […] The post 47 nga të lënduarit nga zjarri në Koçan do të dërgohen për trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut appeared first on Albinfo.

47 nga të lënduarit nga zjarri në Koçan do të dërgohen për trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut

115 persona të lënduar nga zjarri në një klub nate në Koçan po trajtohen në spitalet dhe klinikat e Maqedonisë së Veriut, me gjendjen e tyre të raportuar si stabile, sipas Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari.

“Në klinikën Nënë Tereza në Shkup janë të shtruar 9 pacientë, në Shën Naumin e Ohrit janë 24 për momentin. Në Spitalin Ushtarak 8 shtatori janë 30, 29 janë në Shtip, në Kocan janë 13. Të gjithë janë në gjendje stabile. Gjithsej janë 115 pacientë që po trajtohen nëpër spitalet e vendit”, ka thënë Taravari, transmeton albinfo.ch.

47 të plagosur të tjerë janë dërguar për trajtim jashtë vendit, përfshirë Greqinë, Bullgarinë, Serbinë, Turqinë dhe Kroacinë, për shkak të plagëve më të rënda.

“Në Selanik i kemi dërguar tre pacientë, në Bullgari 14 pacientë, në Beograd një pacientë, në Nish një, tre pacientë në Turqi dhe gjashtë pritet që gjatë natës do të dërgohen për në Turqi. Në Kroaci do të shkojnë katër pacientë. Të hënën pritet që edhe 12 të tjerë të dërgohen”, ka thënë tutje Taravari.

Për të ndihmuar në trajtimin e të lënduarve, të hënën pritet të mbërrijnë specialistë mjekësorë nga Izraeli, Çekia dhe Serbia, transmeton albinfo.ch.

The post 47 nga të lënduarit nga zjarri në Koçan do të dërgohen për trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut appeared first on Albinfo.