9 të lën’duar, mes tyre 2 fëmijë pas një aks’identi midis 5 veturave në Klinë
Nëntë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes pesë veturave në fshatin Rixhevë të Klinës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10. “Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për

Nëntë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes pesë veturave në fshatin Rixhevë të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.
“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) pesona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lenduarit ishin fëmijë, të lenduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajona në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë tutje Rugova.