A janë telefonat më të ndotur se tualetet? Ja e vërteta!

Thuhet shpesh se telefonat tanë të mençur janë dhjetë herë më të ndotur se një tas tualeti. Por, a qëndron kjo gjë? FastCheck hedh dritë mbi të vërtetën. Ky pretendim ka qarkulluar prej vitesh në rrjetet sociale dhe e ka origjinën nga një artikull i vitit 2012 në faqen tashmë të mbyllur “MyHealthNewsDaily”. Në të […] The post A janë telefonat më të ndotur se tualetet? Ja e vërteta! appeared first on Albinfo.

A janë telefonat më të ndotur se tualetet? Ja e vërteta!

Thuhet shpesh se telefonat tanë të mençur janë dhjetë herë më të ndotur se një tas tualeti. Por, a qëndron kjo gjë? FastCheck hedh dritë mbi të vërtetën.

Ky pretendim ka qarkulluar prej vitesh në rrjetet sociale dhe e ka origjinën nga një artikull i vitit 2012 në faqen tashmë të mbyllur “MyHealthNewsDaily”. Në të citohej mikrobiologu Charles Gerba nga Universiteti i Arizonës.

Problemi? “Ai kurrë nuk ka thënë që telefonat janë dhjetë herë më të ndotur se tualetet,” thotë faqja e verifikimit të fakteve Snopes. Artikulli që nisi këtë thashethem nuk citon asnjë studim, dhe gazetari që e ka shkruar nuk ka mundur të konfirmojë burimin e këtij informacioni kur u kontaktua nga Snopes, transmeton albinfo.ch.

Telefona të ndotur – po, por jo siç thuhet

Megjithatë, disa studime të zhvilluara midis viteve 2009 dhe 2022 kanë zbuluar praninë e baktereve si E. coli, stafilokokë dhe kërpudha në ekranet e prekjeve të telefonave.

Një studim britanik i vitit 2011 nga London School of Hygiene & Tropical Medicine shkon edhe më tej: “Një në gjashtë telefona është i kontaminuar me mbetje fekale.” Arsyeja? Mungesa e larjes së duarve pas përdorimit të tualetit.

Krahasim shkencërisht i pabazuar

Asnjë studim shkencor nuk ka krahasuar drejtpërdrejt nivelin e ndotjes midis një telefoni dhe një sediljeje tualeti. Llojet e mikrobeve, shpeshtësia e tyre dhe kushtet e ekspozimit janë shumë të ndryshme për të arritur një përfundim të tillë.

Përfundimi? Telefonat tanë janë të ndotur, por pretendimi se janë “dhjetë herë më të ndotur se tualeti” nuk ka bazë shkencore. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të pastroni rregullisht pajisjen tuaj – mjafton një leckë mikrofibër dhe pak alkool për të mbajtur bakteret larg.

The post A janë telefonat më të ndotur se tualetet? Ja e vërteta! appeared first on Albinfo.