A ka marr ftesë PDK-ja nga Kurti? Flet sekretari i saj: Duhet pyetur ”të tjerët, atje”

Sot gjatë ditës kreu i VV-së, Albin Kurti, ka dërguar një ftesë për takim ndaj LDK-së, konkretisht e ka ftuar kreun e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhikun për një takim. Pas kësaj ftese, pati reagime të  ndryshme, duke bërë  komentimin e saj. Edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri foli sot për FrontOnline, rreth  kësaj ftese

A ka marr ftesë PDK-ja nga Kurti? Flet sekretari i saj: Duhet pyetur ”të tjerët, atje”


Sot gjatë ditës kreu i VV-së, Albin Kurti, ka dërguar një ftesë për takim ndaj LDK-së, konkretisht e ka ftuar kreun e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhikun për një takim.

Pas kësaj ftese, pati reagime të  ndryshme, duke bërë  komentimin e saj.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri foli sot për FrontOnline, rreth  kësaj ftese duke thënë  se nuk kanë  akoma qëndrim.

Por, aktualisht një ftesë  nga Kurti i ka shkuar vetëm LDK-së, por jo edhe partive tjera politike, të paktën zyrtarisht nuk dihet kjo gjë.

Sekretari i PDK-së, për politika programore, Bajrush Xhemaili, ka folur për FrontOnline, nëse kjo parti ka marr ose jo ftesë nga Kurti.

Ai fillimisht tha se gjendet në Zvicër.

”Jam në Zvicër kaloni mirë” tha ai.

E më pas për ftesën tha se për këtë  duhet pyetur të ”tjerët atje” tha ai.

”Më fal, por pyetni të tjerët atje”