AAK-NISMA, kush e ka siguruar mandatin e deputetit?
Koalicioni AAK-NISMA pritet të ketë tetë deputet në Kuvendin e Kosovës. The post AAK-NISMA, kush e ka siguruar mandatin e deputetit? appeared first on Albinfo.

Aktualisht nga ky koalicion mandatin e deputetit e kanë siguruar, Ramush e Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha, përcjell albinfo.ch.
Shumë afër për t’u konfirmuar si deputetë kur janë numëruar mbi 80% të votave janë edhe Arbërëshë Krasniqi dhe Lahi Brahimaj.
Eugen Cakolli, menaxher i programeve në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë për IndeksOnline se prej 8 deputetëve të këtij koalicioni, tri prej tyre do të jenë gra.
Kësisoj, në garë për deputete është edhe Albana Bytyqi dhe Xhevahire Izmaku që kanë siguruar mbi 7 mijë vota.
Nesër pritet të përfundojë numërimi i votave për kandidatë për deputetë, për t’i hapur rrugë pastaj numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.
The post AAK-NISMA, kush e ka siguruar mandatin e deputetit? appeared first on Albinfo.