Afër 97% e familjeve në Kosovë shtëpitë apo banesat i kanë në pronësi

Afër 97% e familjeve në Kosovë shtëpitë apo banesat ku jetojnë i kanë në pronësi, ndërsa pjesa tjetër janë akomoduar pa pagesë, por edhe me qira me normë të tregut, përcjell albinfo.ch. “Sa i përket shkallës së pronësisë së shtëpive dhe banesave, 96.7% e ekonomive familjare kishin në pronësi me Akt ligjor shtëpitë/banesat, 1.0% e […] The post Afër 97% e familjeve në Kosovë shtëpitë apo banesat i kanë në pronësi appeared first on Albinfo.

Afër 97% e familjeve në Kosovë shtëpitë apo banesat i kanë në pronësi

Afër 97% e familjeve në Kosovë shtëpitë apo banesat ku jetojnë i kanë në pronësi, ndërsa pjesa tjetër janë akomoduar pa pagesë, por edhe me qira me normë të tregut, përcjell albinfo.ch.

“Sa i përket shkallës së pronësisë së shtëpive dhe banesave, 96.7% e ekonomive familjare kishin në pronësi me Akt ligjor shtëpitë/banesat, 1.0% e ekonomive familjare ishin qiramarrës ose nënqiramarrës të cilët paguajnë qira me normën e tregut, ndërsa për 2.3% të ekonomive familjare akomodimi ofrohet falas.” – thotë Anketa e ASK-së.

Këto të dhëna u mësuan nga rezultatet e Anketës, të realizuar nga ASK.

Sipas të dhënave të dala nga Anketa, rreth 90.4% e individëve në ekonomitë familjare kanë deklaruar se jetojnë në shtëpi të veçuar, të ndarë në vete; 2.6% e individëve në ekonomitë familjare janë deklaruar se jetojnë në shtëpi gjysmë të ndarë – dy banesa; 1.1% e individëve në ekonomitë familjare kanë deklaruar se jetojnë në ndërtesa me më pak se 10 banesa, ndërsa 5.9% e individëve në ekonomitë familjare janë deklaruar se jetojnë në ndërtesa me më shumë se 10 banesa.

Për sqarim: Ekonomia familjare përfshin të gjithë personat të cilët jetojnë në një shtëpi apo banesë të përbashkët dhe që kanë të përbashkëta mjetet kryesore të jetesës.

Këto të dhëna u bën të ditura me publikimin e anketës “Rezultatet e Anketës mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës 2023”, të publikuar së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

The post Afër 97% e familjeve në Kosovë shtëpitë apo banesat i kanë në pronësi appeared first on Albinfo.