Ahmeti: Vetëm Millosheviqi e konsideronte UÇK-në kriminele, çlirimtarët po gjykohen me sajime të Beogradit

Përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti, thotë se dëshmia amerikane në Hagë dëshmon dëlirësinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë. Në një postim në Facebook, Ahmeti përmend diplomantin amerikan, Christopher Hill, i cili dëshmoi këtë javë në Hagë, për të cilin thotë se ishte ai që konfirmoi që vetëm Sllobodan Millosheviq

Ahmeti: Vetëm Millosheviqi e konsideronte UÇK-në kriminele, çlirimtarët po gjykohen me sajime të Beogradit
Ahmeti: Vetëm Millosheviqi e konsideronte UÇK-në kriminele, çlirimtarët po gjykohen me sajime të Beogradit

Ahmeti: Vetëm Millosheviqi e konsideronte UÇK-në kriminele, çlirimtarët po gjykohen me sajime të Beogradit

Përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti, thotë se dëshmia amerikane në Hagë dëshmon dëlirësinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Ahmeti përmend diplomantin amerikan, Christopher Hill, i cili dëshmoi këtë javë në Hagë, për të cilin thotë se ishte ai që konfirmoi që vetëm Sllobodan Millosheviq e konsideronte UÇK-në si kriminele dhe askush tjetër.

Sipas tij, kjo dëshmon deklaratat se çlirimtarët po gjykohen me akuzë të sajuar në Beograd me porosi nga Moska.

“Edhe Ambasadori Kristofer Hill, njohës i shkëlqyer i rajonit, gjatë dëshmisë së kësaj jave në Hagë konfirmoi që vetëm kryekrimineli Sllobodan Millosheviq e konsideronte UÇK- në si kriminele dhe askush tjetër. Kjo vërteton edhe deklaratat tona se çlirimtarët tanë po gjykohen me akuzë të sajuar në Beograd me porosi nga Moska”.

“Pas këtyre konfirmimeve nga autoritetet e larta amerikane dhe pas asaj që do të prezentohet javën që vjen nga Gjenerali Vesli Kllark, mbetet vetëm vendimi përfundimtar meritor, liri për çlirimtarët!”