“Veprime ç’njerëzore”, gazetari denoncon skandalin: Si vonohoshin me 6 javë biopsitë me urdhër të Shefes së Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT
Gazetari Osman Stafa ka publikuar një tjetër denoncim lidhur më QSUT-në. Në një postim në rrjete sociale, Stafa ka bërë publik një e-mail që 10 mjekë e specializantë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë, vend ku bëhen biopsitë, i kanë dërguar në 2019-ën drejtorit të QSUT-së Enkel Jotit dhe Ogerta Manastirliut, asokohe Ministre e Shëndetësisë. Ata […] The post “Veprime ç’njerëzore”, gazetari denoncon skandalin: Si vonohoshin me 6 javë biopsitë me urdhër të Shefes së Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT appeared first on Ditar.al.
Gazetari Osman Stafa ka publikuar një tjetër denoncim lidhur më QSUT-në. Në një postim në rrjete sociale, Stafa ka bërë publik një e-mail që 10 mjekë e specializantë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë, vend ku bëhen biopsitë, i kanë dërguar në 2019-ën drejtorit të QSUT-së Enkel Jotit dhe Ogerta Manastirliut, asokohe Ministre e Shëndetësisë.
Ata denoncojnë se biopsitë që vijnë në laborator futen 4 javë me vonesë në proces, kjo me urdhër të Shefes së Anatomi Patologjisë, Majlinda Ikonomi.
“Nëse ky pretendim është i vërtetë, kemi të bëjmë me veprime ç’njerëzore, jo më krime, pasi vonesa e biopsive 1 muaj se kështu e ka kërkuar titullarja, dhe vonesa e proçesit të punës, prej gati 2 javësh, e çon vonesën e biopsisë në 1 muaj e gjysnmë”- shkruan Stafa.
Gazetari shkruan se nëse ky pretendim i tyre është i vërtetë, është e frikshme me çfarë janë përballur pacientët që prisnin të kuptonin nëse kanë kancer apo jo.
Ndër të tjera ai ngre pyetjen nëse QSUT apo Ministra e Shëndetësisë ka kryer ndonjë hetim për të vërtetuar ose jo denoncimin e fortë të këtyre mjekëve specializantë.
Postimi:
Nëse ky pretendim rezulton i vërtetë, është skandali më i frikshëm i QSUT-së.
2019!
10 mjekë e specializantë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT, (vendi ku bëhen biopsitë) i kanë dërguar një ankesë Drejtorit të QSUT-së së kohës Enkel Jotit dhe Ministrit të Shëndetësisë së kohës Ogerta Manastirliut.
Ndër shumë deklarime, pretendimi se biopsitë që vijnë në laborator futen 4 javë me vonesë në proçes, është dëshmia më e frikshme e pretenduar. Dhe kjo sipas tyre bëhej me urdhër të Shefes së Anatomi Patologjisë, Majlinda Ikonomi.
Nëse ky pretendim është i vërtetë, kemi të bëjmë me veprime ç’njerëzore, jo më krime, pasi vonesa e biopsive 1 muaj se kështu e ka kërkuar titullarja, dhe vonesa e proçesit të punës, prej gati 2 javësh, e çon vonesën e biopsisë në 1 muaj e gjys. A është e vërtetë kjo?
A ka kryer QSUT ndonjë hetim?
Po Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka kryer ndonjë investigim të brendshëm për të kërkuar cila është e vërteta?
A po gënjejnë 10 mjekët e specializantët e shërbimit, apo po thonë të vërtetën?
Ky pretendim i tyre nëse është i vërtetë, është e frikshme me çfarë janë përballur pacientët që prisnin të kuptonin, kishin kancer apo jo?
Dhe nëse po, kanë humbur kohë të vyet, në betejën e tyre për të mposhtur këtë sëmundje!
10 personat punonjës të atij shërbimi, që kanë firmosur këtë shkresë, mbajnë përgjegjësi për çfarë kanë deklaruar, dhe në një vend normal, ata duhet të thirren nga Prokuroria, për të dhënë dëshmitë e tyre. Këtu nuk kemi të bëjmë më me neglizhencë!
The post “Veprime ç’njerëzore”, gazetari denoncon skandalin: Si vonohoshin me 6 javë biopsitë me urdhër të Shefes së Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT appeared first on Ditar.al.