I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, burg pa afat për Kamber Sulçajn! 48 vjeçari “kyç gojën” në Gjykatë

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg pa afat Kamber Sulçajn, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi në Tepelenë, ngjarje e ndodhur më datë 27 shtator. Mësohet se gjatë seancës, Sulçaj ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka folur asnjë fjalë. 48 vjeçari, i shpallur në kërkim për “Vrasje në rrethana të […] The post I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, burg pa afat për Kamber Sulçajn! 48 vjeçari “kyç gojën” në Gjykatë appeared first on Ditar.al.

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, burg pa afat për Kamber Sulçajn! 48 vjeçari “kyç gojën” në Gjykatë

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg pa afat Kamber Sulçajn, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi në Tepelenë, ngjarje e ndodhur më datë 27 shtator.

Mësohet se gjatë seancës, Sulçaj ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka folur asnjë fjalë. 48 vjeçari, i shpallur në kërkim për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” u vetëdorëzua para dy ditësh në Polici.

Nuk dihet nëse ai e ka pranuar autorësinë e vrasjes, por në momentin e vetëdorëzimit mësohet të ketë thënë se “kishte dëgjuar se ishte shpallur në kërkim”.

Sipas hetimeve, motivi i vrasjes ka nisur nga një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes Kamber Sulçajt dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, Gazmend Braçi

Ky i fundit, në dëshminë e tij, tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme.

Më pas 48 vjeçari nisi të gjuante dhe plumbat prekën biznesmenn italian, duke i marrë jetën.

The post I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, burg pa afat për Kamber Sulçajn! 48 vjeçari “kyç gojën” në Gjykatë appeared first on Ditar.al.