AKB: Kosova të heqë taksat doganore për produktet Made in USA
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kërkuar nga qeveria e Kosovës heqjen e taksave doganore për të gjitha produktet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim vjen pas fjalimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Kongres, i cili do të ketë ndikim të rëndësishëm në politikat ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare. Agim

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kërkuar nga qeveria e Kosovës heqjen e taksave doganore për të gjitha produktet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim vjen pas fjalimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Kongres, i cili do të ketë ndikim të rëndësishëm në politikat ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare.
Agim Shahini, Kryetar i AKB-së, ka theksuar se ky fjalim, që trajtoi çështje të tilla si politika proteksioniste dhe taksat për importet, mund të ndikojë drejtpërdrejt në tregjet globale, përfshirë ato të energjisë dhe burimeve të tjera prodhuese. Shahini ka shpjeguar se Kosova mund të përfitojë nga një marrëveshje më e ngushtë me SHBA-në, duke hequr taksat doganore për produktet Made in USA.
Fjalimi i Trump ka pasur fokusin te mbrojtja e interesave ekonomike të SHBA-së, por edhe në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Trump ka shprehur qëndrime të ashpra ndaj disa shteteve, duke pasur ndikim në marrëdhëniet globale. Sipas Shahinit, kjo mund të ketë gjithashtu pasoja pozitive për Kosovën, veçanërisht në rritjen e mundësive për investime dhe zhvillim ekonomik, si dhe për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, AKB-i kërkon që qeveria e Kosovës të bëjë një hap konkret për të thelluar marrëdhëniet ekonomike me SHBA-në. Heqja e taksave doganore për produktet Made in USA do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të rritur importet dhe bashkëpunimin tregtar me një nga partnerët kryesorë të Kosovës.
Njohja e Kosovës nga Izraeli, e cila është drejtpërdrejt e lidhur me ndërhyrjen e administratës Trump, tregon për angazhimin e SHBA-së në mbështetje të Kosovës, dhe një marrëveshje më e ngushtë me këtë administratë mund të sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e vendit.