AKI humbi 23.444 vota, VLEN-i 15.695
Sipas të dhënave të para jozyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), partia në pushtet VMOR-DPMNE mori numrin më të madh të këshilltarëve në zgjedhjet e djeshme lokale. Sipas rezultateve të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, janë përpunuar 3.471 nga gjithsej 3.474 vendvotime, që paraqet 99,91 për qind nga numri i përgjithshëm. VMRO-DPMNE mori mbështetje […]


Sipas të dhënave të para jozyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), partia në pushtet VMOR-DPMNE mori numrin më të madh të këshilltarëve në zgjedhjet e djeshme lokale. Sipas rezultateve të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, janë përpunuar 3.471 nga gjithsej 3.474 vendvotime, që paraqet 99,91 për qind nga numri i përgjithshëm. VMRO-DPMNE mori mbështetje nga 301.919 votuese, ndërsa LSDM-ja opozitare mori 125.824 vota, transmeton Alsat.
Në vendin e tretë është koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, me mbi 114.246 vota, ndërsa koalicioni VLEN mori rreth 91.242 vota. Partia politike E Majta mori mbështetjen nga 57.063 votues, ndërsa partia ZNAM 38.421. Koalicioni Përvoja për sukses (GROM, LDP, Integra, PCER) mori 13.000 vota. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në zgjedhje votuan gjithsej 883.937 qytetarë, prej të cilëve 833.984 lista janë të vlefshme, ndërsa 49.957 janë të pavlefshme. Dalja është 48,29 për qind.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2024 ku AKI fitoi 137.690 , këtë vit mori 114.246 vota, përkatësisht 23.444 vota më pak.
Nga ana tjetër VLEN në vitin 2024 fitoi 106.937, këtë vit mori 91.242, gjegjësisht 15.695 vota më pak.
Më 19 tetor, Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit. Zgjedhjet lokale të këtij viti janë të parat në të të cilat reflektohen ndryshimet demografike të shfaqura nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021. Si rezultat i kësaj, ka ardhur deri te një ulje e numrit të anëtarëve të këshillave komunalë në 14 komuna. Në garën zgjedhore për kryetarë komunash morën pjesë 5 koalicione, 18 parti politike dhe 57 kandidatë të pavarur. Në garën për mandatet e këshilltarëve, garuan 6 koalicione, 28 parti politike dhe 67 lista të pavarura të këshilltarëve. 1.832.415 votues të regjistruar në Listën e votuesve kishin të drejtë vote.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetar komune do të mbahet më 2 nëntor.