Aksident mes dy veutrave në Klinë, lëndohet një person
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e këtij aksidenti, ku ishin përfshirë dy vetura. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës. “Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicë-Klinë, në këtë aksident

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e këtij aksidenti, ku ishin përfshirë dy vetura.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lendime trupore i njejti është dërguar në QMF- Klinë për tretman mjekësor”, ka thënë ai.