LVV: I kemi 63 vota, por opozita ka marrëveshje me Listën Serbe për të krijuar vakum institucional
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është shprehur për “Front Online” pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si shqetësuese kërkesën e opozitës për, siç e quajti ai, “boshatisje institucionale”. Thaçi ka theksuar se në kohën kur “terroristët e Banjskës janë duke u stërvitur në Kopaonik” të Serbisë, çdo përpjekje për

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është shprehur për “Front Online” pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si shqetësuese kërkesën e opozitës për, siç e quajti ai, “boshatisje institucionale”.
Thaçi ka theksuar se në kohën kur “terroristët e Banjskës janë duke u stërvitur në Kopaonik” të Serbisë, çdo përpjekje për krijimin e një vakumi institucional është e rrezikshme.
“Është shumë shqetësuese kërkesa për boshatisjen e institucioneve në kohën që ndodhemi tani. Duke e ditur që terroristët e Bansjkës janë duke u stërvitur në Kopaonik dhe në çdo moment mundet me pas ndonjë sulm eventual siç ka ndodhë me rastin Banjska dhe kjo kërkesa e opozitës për vakum institucional është shqetësuese”, thotë Thaçi.
Thaçi gjithashtu shprehu dyshime për një marrëveshje të mundshme mes opozitës dhe Listës Serbe për të nxitur një boshllëk institucional.
“VV e ka thënë qartë se për asnjë moment Kosova nuk do të jetë pa kryeministër, pavarësisht kush do të jetë kryeministër e që unë besoj se do të jetë prapë Albin Kurti. A i kemi ne 61 apo 63 deputetë sigurisht që ish pa, por opozita po do vakum institucional. Dyshoj se opozita ka marrëveshje me Listën Serbe për vakum institucional”, tha ai.
Tutje, Thaçi deklaron se opozita po luan një “lojë të pa menduar mirë”.
“Këta nuk po e votojnë vetveten si deputetë, kjo është lojë që ata nuk e kanë menduar mirë sepse vakumi institucional, apo boshatisja nuk i konvenon askujt më shumë se terroristeve të Kopaunikut”.