Aksident në fshatin Kijevë të Malishevës, tre të lënduar
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur fshatin Kijevë të Malishevës, sot rreth orës 13:30. Kjo u konfirmua për Front Online nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj. “Rreth ores 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur fshatin Kijevë të Malishevës, sot rreth orës 13:30.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
“Rreth ores 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj.