Aksidenti Mitrovicë-Pejë: 3 të vdekur e 4 policë të lënduar
Në komunikatë në Facebook, thuhet se aksidenti ndodhi ndërmjet dy veturave, njëra nga to e policisë. Tre persona civil mbeten të vdekur, katër policë të lënduar The post Aksidenti Mitrovicë-Pejë: 3 të vdekur e 4 policë të lënduar appeared first on Albinfo.

Policia e Kosovës ka lëshuar komunikatë për aksidentin në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë.
Në komunikatë në Facebook, thuhet se aksidenti ndodhi ndërmjet dy veturave, njëra nga to e policisë. Tre persona civil mbeten të vdekur, katër policë të lënduar, transmeton albinfo.ch.
“Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt. Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor. Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatë.
The post Aksidenti Mitrovicë-Pejë: 3 të vdekur e 4 policë të lënduar appeared first on Albinfo.