Aksidenti tragjik në Shqipëri: Ky është gazetari që humbi jetën

Aksidenti tragjik në Shqipëri: Ky është gazetari që humbi jetën

Viktima e aksidentit tragjik në aksin Vorë-Fushë Krujë është gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeçar.

Sipas Euronews.al, aksidenti u shënua mëngjesin e sotëm ku dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë’.

Bazuar në raportimet e mediave në Shqipëri, përplasja ndodhi pasi një automjet tip “Benz”, që po udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar.

Në momentin e manovrës, “Benz”-i është përplasur me një automjet tip “Land Rover”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt, nga veriu drejt jugut.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 26-vjeçari humbi jetën në vend ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.