Aksion kundër fajdes në Prizren/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen automjete, armë e para të gatshme

Dy persona janë arrestuar sot gjatë një aksioni kundër fajdesë, të zhvilluar nga Policia dhe Prokuroria e Prizrenit. Lidhur me rastin ka dhënë detaje për “Front Online” zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai deklaroi se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Bytyqi shprehet se ata dyshohen për dy vepra penale ““Fajde” dhe

Aksion kundër fajdes në Prizren/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen automjete, armë e para të gatshme

Dy persona janë arrestuar sot gjatë një aksioni kundër fajdesë, të zhvilluar nga Policia dhe Prokuroria e Prizrenit.

Lidhur me rastin ka dhënë detaje për “Front Online” zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai deklaroi se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Bytyqi shprehet se ata dyshohen për dy vepra penale ““Fajde” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sektori Rajonal i Hetimeve te DRP- Prizren pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot me datë 25.02.2025, ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e 2 personave të dyshuar , të përfshirë në veprën penale “Fajde” nga neni 331 par 3 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 i KPRK-së. Të dyshuarit në këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdes duke e detyruar të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë se tij dhe si rezultat i veprimeve te kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës. Gjatë operacionit policor është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve, me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi, dy automjete dhe dy armë, që mund të kenë lidhje me rastin. Ndaj dy të dyshuarve, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren u caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, njoftoi Bytyqi për “Front Online”.