Lajçak ligjëron në Firencë për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur një ligjëratë në Firencë për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka shkruar në “X”, të enjten se së shpejti do ta ketë edhe një tjetër diskutim në “European University Institute”. “Është mirë që jam kthyer në Firence për një ligjëratë mbi Dialogun ndërmjet

Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur një ligjëratë në Firencë për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka shkruar në “X”, të enjten se së shpejti do ta ketë edhe një tjetër diskutim në “European University Institute”.
“Është mirë që jam kthyer në Firence për një ligjëratë mbi Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në pritje së shpejti të një diskutimi tjetër me European University Institute, studentë të qeverisjes transnacionale”, ka shkruar ai.
Lajçak e përfundoi mandatin si emisar i BE-së, gjatë mandatit të tij u arrit një marrëveshje e Bruksel, por edhe aneksi i Ohrit – ndonëse pa nënshkrim.
Kosova ka akuzuar Serbinë që nuk po e zbaton marrëveshjen, ndërkaq Serbia ka akuzuar Kosovën që nuk po e implementon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.Good to be back in Florence for a lecture on the Dialogue between Kosovo and Serbia. Looking forward to another discussion with @EUI_EU’s transnational governance students soon!
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 13, 2025