Aksioni për ndalimin e monopatinave, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nis e lëre
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar Ministren e Brendshme, Albana Koçiu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda lidhur me aksionin për ndalimin e monopatinave në kryeqytet. Referuar lajmit se monopatinat vijojnë ende të qarkullojnë pa problem në Tiranë, Braçe përmes një postimi ka kritikuar Koçiun dhe Prodën. “Pikë e […] The post Aksioni për ndalimin e monopatinave, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nis e lëre appeared first on Ditar.al.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar Ministren e Brendshme, Albana Koçiu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda lidhur me aksionin për ndalimin e monopatinave në kryeqytet.
Referuar lajmit se monopatinat vijojnë ende të qarkullojnë pa problem në Tiranë, Braçe përmes një postimi ka kritikuar Koçiun dhe Prodën.
“Pikë e zezë! Nis e lëre. Mungesa e kurajos për t’u përballur me problemin”,- shkruan Braçe përmes një postimi në Instastory.
Vendimi për ndalimin e monopatinave u bë publik pak ditë më para nga Koçiu, por edhe pse aksioni nisi me shumë bujë, në një vëzhgim të thjeshtë në Tiranë, këto mjete vijojnë të përdoren nga qytetarët.
Kjo ka nxitur edhe reagimin e Braçes, i cili shpesh herë është kritik ndaj nismave të qeverisë.

The post Aksioni për ndalimin e monopatinave, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nis e lëre appeared first on Ditar.al.