Aktakuzë kundër një personi që u përpoq t’i zhvasë para kryetarit të komunës së Negotinës me kërcënime
Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka siguruar prova dhe ka ngritur akuza kundër një personi të dyshuar për vepra penale – Zhvatje sipas nenit 258 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë), si dhe rrezikim të sigurisë sipas nenit 144 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton […]

Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka siguruar prova dhe ka ngritur akuza kundër një personi të dyshuar për vepra penale – Zhvatje sipas nenit 258 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë), si dhe rrezikim të sigurisë sipas nenit 144 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
Me qëllim që të përfitojë dobi të paligjshme materiale për vete, i pandehuri më 2 shtator ka bërë kërcënim serioz se do të sulmojë jetën dhe trupin e të dëmtuarit – kryetarit të Komunës së Negotinës dhe familjes së tij, duke u përpjekur t’i zhvatë shumën prej 3.000 eurosh. I dëmtuari nuk ka vepruar sipas kërkesës dhe e ka raportuar rastin në polici.
Në periudhën nga 04.09-18.09, i pandehuri i ka dërguar mesazhe kërcënuese kryetarit të komunës me qëllim që ta shqetësojë dhe frikësojë atë, dhe disa nga mesazhet ishin të drejtuara edhe në adresën zyrtare të komunës, në adresat në Ministrinë e Brendshme dhe te gazetarë. Duke vepruar kështu, ai bëri që i dëmtuari të ndihej i pasigurt, i kërcënuar dhe i frikësuar për sigurinë e tij, si dhe për sigurinë e familjes së tij dhe sigurinë e qytetarëve të Negotinës.
Prokurori publik kompetent kërkoi me aktakuzë zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të pandehurin, për të cilin ekziston rrezik real arratisjeje, sepse një pjesë e familjes së tij jeton jashtë vendit. Ekzistojnë gjithashtu rrethana që tregojnë rrezikun e përsëritjes së krimit nga ana e tij, madje edhe kryerjen e kërcënimeve dhe zhvatjes. Prokurori publik mori parasysh edhe faktin se i njëjti person tashmë është dënuar për vepra penale të detyrimit dhe ndjekjes së kryetarit të komunës, për të cilat iu dha dënim me kusht dhe të cilin prokuroria do të kërkojë ta revokojë, pasi periudha e shqyrtimit ende nuk ka kaluar, dhe i pandehuri po kryen vepra të reja penale.
