Alarmante/ Në katër vjetët e fundit, 20 gra të vrara në Kosovë

Welcome to Kosova Today

Brenda pesë ditëve ndodhën dy ngjarje tragjike në Kosovë. Dy gra u privuan nga jeta prej bashkëshortëve, njëra në Ferizaj e tjetra në Pejë. Statistikat e vrasjeve të grave janë shqetësuese. Sipas Policisë, prej vitit 2020 e deri më sot, janë 20 viktima femra, të vrara brenda familjes. Sipas statistikave të Policisë, dhënë për Front […]

Alarmante/ Në katër vjetët e fundit, 20 gra të vrara në Kosovë
alarmante/-ne-kater-vjetet-e-fundit,-20-gra-te-vrara-ne-kosove

alarmante/-ne-kater-vjetet-e-fundit,-20-gra-te-vrara-ne-kosove

Brenda pesë ditëve ndodhën dy ngjarje tragjike në Kosovë.

Dy gra u privuan nga jeta prej bashkëshortëve, njëra në Ferizaj e tjetra në Pejë.

Statistikat e vrasjeve të grave janë shqetësuese.

Sipas Policisë, prej vitit 2020 e deri më sot, janë 20 viktima femra, të vrara brenda familjes.

Sipas statistikave të Policisë, dhënë për Front Online, numri i viktimave (meshkuj dhe femra) përgjatë këtyre viteve në total është 45, ku prej tyre me “vrasje të rëndë” janë cilësuar 36 viktima, kurse numri i viktimave të gjinisë femërore janë 20 dhe asaj mashkullore 25.

Në formë tabelore më poshtë po ua përcjellim të dhënat për rastet e vrasjeve (vrasje e rëndë) të ndodhura brenda anëtarëve të familjes dhe gjinia e viktimave:

Për katër vjet, mbi 10 mijë raste të raportuara të dhunës në familje, prej tyre 8 mijë të gjinisë femërore

Mbi 10 mijë raste të raportuara të dhunës në familje janë bërë në Policinë e Kosovës prej vitit 2020 deri më 2023 nga qytetarët e Kosovës.

Sipas statistikave të Policisë për Front Online, thuhet mbi tetë mijë janë raste të raportuara nga gratë.

Policia poashtu ka treguar se këto raste trajtohen nga zyrtarë që kanë kryer trajnime shtesë pikërisht për raste të tilla.

“Rastet e dhunës në familje, në secilin stacion policor, trajtohen  nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla. Rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme”, thuhet në deklaratën e Policisë për Front Online.

Më poshtë po ua përcjellim numrin e rasteve në familje ndër vite dhe numrin e viktimave (numri i viktimave është më i madh se numri i rasteve pasi në një rast ka mundësi të ketë më shumë se një viktimë).

RrGK: Mosefikasiteti i institucioneve ka ndikuar që rastet e vrasjeve të jenë kaq të shpeshta

Vrasja e dy grave brenda pesë ditëve ka shqetësuar edhe Rrjetin e Grupit të Grave.

Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grupit të Grave tha për Front Online se rastet e vrasjes së grave janë tejet shqetësuese dhe se mosefikasiteti i institucioneve të ndryshme kanë ndikuar që edhe rastet të jenë kaq të shpeshta por edhe të përfundojnë me vdekje dhe vrasjen e tyre, pra me femicid.

“RRGK përditë punon në luftim të dhunës në baza gjinore, sepse i kemi parë nga ana jonë në Komunitet që gratë vuajnë nga dhuna, prandaj edhe e kemi prioritet luftimin e saj. Jemi tejet të shqetësuara për vrasjet e grave. Të gjitha këto gra po na dëshmojnë gjetjet e punës që organizatat e grave i bëjnë me punën, monitorimin, hulumtimin ku shpesh e shohim që mos efikasiteti i institucioneve të ndryshme kanë ndikuar që edhe rastet të jenë kaq të shpeshta por edhe të përfundojnë me vdekje dhe vrasjen e tyre, pra me femicid”, tha Berisha.

Sipas RrGK-së, në tri vitet e fundit ka një interesim nga Qeveria për luftimin e dhunës ndaj grave duke bërë përmirësime në Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në familje dhe disa iniciativa të tjera por ende duhet punuar shumë.

“Mund të themi që në këto tri vitet e fundit ka një interesim nga Qeveria që ta luftojë dhunën, gjatë kësaj periudhe kemi pasë një përmirësim të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në familje i cili tash është zgjeruar me i përfshi edhe format e tjera të dhunës nda grave, dhunës me bazë gjinorë. Poashtu është hartuar edhe protokolli për trajtimin e dhunës seksuale; dhe programi për trajtimin e ushtruesve të dhunës. Pra, janë ndërmarrë disa iniciativa mirëpo gjithmonë ka hapësirë për përmirësim, psh. të rritet numri i punëtorëve social, të rritet numri i mbrojtësve të viktimave, të rriten kapacitetet e policisë që dinë dhe të gjitha institucioneve dhe akterëve të tjerë që të dijnë të bëjnë vlerësimin e rrezikut më mirë dhe shërbimet të jenë me viktimën në qendër siç e kërkon edhe Konventa e Stambollit”, theksoi tutje ajo.

Berisha tha se Prokuroria duhet ta bëjë hetimin më të mirë, gjyqësia duhet t’i rrisë dënimet, pra t’i jep dënimet konform legjislacionit për ushtruesit e dhunës.

Këto janë disa masa që shteti ynë mundet t’i ndërmarrë.

“Shtet janë edhe qytetarët e Kosovës, të cilët kanë përgjegjësi në raportim të dhunës, në rritje të vetëdijes dhe në parandalimin e dhunës aty ku e kanë të mundur ta bëjnë këtë”,
tha ajo për Front Online.

Sociologu Selishta numëron faktorët që po ndikojnë në numrin e vrasjeve në Kosovë

Vrasjet e fundit të grave, shqetësuese i sheh edhe sociologu, Blerim Selishta i cili për Front Online tha se nuk duhet vënë theksi tek gjinia ngase po shuhet një jetë, qoftë burrë apo grua dhe sipas tij krimineli nuk ka gjini, krimineli ka veç dënim.

“Këto raste po ndodhin mjaftë shpesh, dhe dojnë me na çmend. Unë jam shumë i shokuar se çka është duke ndodhë. Unë nuk po i shoh veç si gra, unë po i shoh si njerëz, kemi të bëjmë me humbje të një njeriu. çdo humbje e një njeriu duhet të dënohet shumë, kushdo qoftë ai/ajo. Krimineli nuk ka gjini, krimineli ka veç dënim”, tha Selishta.

Sipas sociologu Selishta problematikë mbetët numri i sociologëve nëpër institucione e poashtu mungesa e lëndëve shoqërore në institucione arsimore.

“Po e shoh që në institucione, në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale aty nuk ka asnjë profesionist, ka juristë, ekonomistë e profesione të tjera por nuk ka sociolog, ku i trajton këto fenomene, ku këshillohen çiftet e reja që martohen se çka i pret për jetën që e kanë përpara dhe si duhet të organizojnë jetën. Një çift i martuar nuk ka nevojë me pa vetën si të burgum por si njerëz që po fillojnë një jetë të re, ku shteti duhet të ofroj më shumë siguri, përparësi për punë dhe mirëqenie.  Por e rëndësishme është edhe që sociologët të kenë më shumë landë shoqërore në shkolla fillore dhe të mesme që me ua ngritë vetëdijen që mos me ardhë më deri në këtë ditë”, tha ai për Front Online.

Poashtu, sipas tij po krijohet një hendek midis dy gjinive dhe duhet të luftohet për të drejtat e barabarta, që trajton raporte të barabarta.

“Në këtë moment kemi nevojë mos me pa shumë ndarje mes burrave dhe grave por me pa veç të drejtat e njeriut, të drejtat e barabarta që askush nuk guxon me të privu nga jeta. Sepse ne i kemi dy ligje, është Ligji i shtetit dhe Ligji i popullatës që nuk të falë kurrë. Ne i kemi pasë edhe me rregulla që njeri që ka qu dorë mbi gra dhe ka vrarë gruan , populli nuk ta falë kurrë. Por ka edhe të tillë që e kanë bërë këtë gjest dhe duhet dënuar  edhe Ligji edhe shoqnia. Pra me dy dënime sepse nuk është e drejtë e askujt me ja marr jetën dikujt veç pse ka mundësi”, tha ai për Front Online.