Ambasada e SHBA në Bernë shet inventarin e tepërt
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bernë ka hapur një ankand online për shitjen e inventarit të saj të tepërt, duke përfshirë mobilje zyre, pajisje elektronike, vegla pune, madje edhe traktorë të vegjël dhe korniza krevatesh. Oferta do të jetë e hapur deri më 6 maj dhe i gjithë procesi zhvillohet përmes një platforme zyrtare […] The post Ambasada e SHBA në Bernë shet inventarin e tepërt appeared first on Albinfo.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bernë ka hapur një ankand online për shitjen e inventarit të saj të tepërt, duke përfshirë mobilje zyre, pajisje elektronike, vegla pune, madje edhe traktorë të vegjël dhe korniza krevatesh. Oferta do të jetë e hapur deri më 6 maj dhe i gjithë procesi zhvillohet përmes një platforme zyrtare të operuar nga vetë SHBA, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Në njoftimin e publikuar në rrjetin X, Ambasada fton publikun të marrë pjesë në ankand për të përfituar nga çmimet e ulëta për artikujt e përdorur. Përveç qilimave dhe fishekëve për printerë, në ofertë përfshihen edhe laptopë që shiten me çmime simbolike. Megjithatë, këto pajisje vijnë pa hard disk dhe duhet të riparohen përpara përdorimit, paralajmëron ambasada, duke theksuar se çdo përpjekje për të gjetur informacion konfidencial është e kotë.
Nuk ka informacion zyrtar nëse shitja lidhet me ndryshimet në udhëheqjen e misionit diplomatik, pas largimit të ish-ambasadorit Scott Miller dhe spekulimeve për ardhjen e Callista Gingrich si pasardhëse.
Megjithatë, praktika e shitjes së pajisjeve të tepërta nuk është unike për Bernën – aktualisht, 12 ambasada të SHBA në botë, përfshirë ato në Kinë, Norvegji dhe Meksikë, po shesin inventarin e tyre, dhe 18 të tjera pritet të bëjnë të njëjtën gjë në ditët në vijim, transmeton albinfo.ch.
The post Ambasada e SHBA në Bernë shet inventarin e tepërt appeared first on Albinfo.