Ambasada e Zvicrës: Hopp Schwiiz! Hopp Kosovo!
Kosova ka barazuar me Zvicrën 1-1 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2026. Për këtë ndeshje është deklaruar edhe Ambasada helvetike në Kosovë, e cila uroi dy skuadrat. “Çfarë ndeshjeje! Shumë urime të dyja ekipeve për përpjekjen dhe sportivitetin e tyre – punë e vërtetë ekipore nga të dyja palët


Kosova ka barazuar me Zvicrën 1-1 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2026.
Për këtë ndeshje është deklaruar edhe Ambasada helvetike në Kosovë, e cila uroi dy skuadrat.
“Çfarë ndeshjeje! Shumë urime të dyja ekipeve për përpjekjen dhe sportivitetin e tyre – punë e vërtetë ekipore nga të dyja palët dhe çfarë atmosfere miqësore”.
“Jemi të lumtur që Zvicra është kualifikuar për Kupën e Botës 2026 dhe që Kosova ka kaluar në fazën eliminatore – po brohorasim me zë të lartë nga Prishtina”.
“Hopp Schwiiz! Hopp Kosovo!”, përfundoi shkrimi i Ambasadës në Facebook.

