Ambasadori slloven Blaj dhe Lladrovci shpërndajnë certifikatat e trajnimit për sigurinë kibernetike

Ambasadori slloven Borut Blaj bashkë me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë shpërndarë certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit të katër komunave, trajnim të cilin e kanë zhvilluar ekspertët e KFOR-it slloven me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenisë. Postimi i Lladrovcit Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë, nëpërmjet KFOR-it slloven, në Drenas ka

Ambasadori slloven Blaj dhe Lladrovci shpërndajnë certifikatat e trajnimit për sigurinë kibernetike
Ambasadori slloven Blaj dhe Lladrovci shpërndajnë certifikatat e trajnimit për sigurinë kibernetike

Ambasadori slloven Blaj dhe Lladrovci shpërndajnë certifikatat e trajnimit për sigurinë kibernetike

Ambasadori slloven Borut Blaj bashkë me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë shpërndarë certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit të katër komunave, trajnim të cilin e kanë zhvilluar ekspertët e KFOR-it slloven me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenisë.

Postimi i Lladrovcit

Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë, nëpërmjet KFOR-it slloven, në Drenas ka organizuar trajnim dyditor me drejtuesit lokalë të katër komunave, lidhur me sigurinë kibernetike.

Pas takimit, bashkë me Sh.T.Z. Borut Blaj, kemi dhënë certifikatat për pjesëmarrësit e këtij trajnimit për zyrtarët e katër komunave, për Drenasin, Skenderajn, Vushtrrinë dhe Fushë Kosovën, lidhur me sigurinë kibernetike.

Mirënjohës për Slloveninë, Ministrinë e saj të Mbrojtjes, KFOR-in slloven dhe Sh.T.Z. Blaj, ambasador i vendit mik, të cilët në shumë mënyra po e ndihmojnë edhe komunën tonë, edhe Kosovën. Faleminderit!