Angela Merkel kritikon rivalin e vjetër partiak Friedrich Merz
Kritikat e fundit të ish-kancelares gjermane, Angela Merkel ndaj politikës së migracionit të liderit aktual konservator, Friedrich Merz, kanë vënë në dukje fokusin e përtërirë në marrëdhëniet e vështira të ish-kancelares me rivalin e saj të vjetër partiak. Në një ngjarje të organizuar nga gazeta e përjavshme ”Die Zeit”, në Hamburg, dje në mbrëmje, Merkel [...]Read More...

Kritikat e fundit të ish-kancelares gjermane, Angela Merkel ndaj politikës së migracionit të liderit aktual konservator, Friedrich Merz, kanë vënë në dukje fokusin e përtërirë në marrëdhëniet e vështira të ish-kancelares me rivalin e saj të vjetër partiak.
Në një ngjarje të organizuar nga gazeta e përjavshme ”Die Zeit”, në Hamburg, dje në mbrëmje, Merkel dha një përgjigje hezituese dhe dredhuese kur u pyet nëse do të preferonte Merz-in, pasardhësin e saj si kreu i kristian-demokratëve të qendrës së djathtë (CDU), apo Robert Habeck-un e Partisë së Gjelbër, si kancelarin e ardhshëm.
”Jam anëtare e CDU-së, mbi të gjitha jam e bindur se CDU-ja për sa i përket detyrave ekonomike…”, tha Merkel, ndërsa të qeshurat dhe duartrokitjet në sallë e ndërprenë fjalën e saj.
”… kur mendoj për të ardhmen ekonomike të vendit tonë, kam dashur të them Merz ose Habeck, duhet të them Merz, hëm, por kam dashur të jap një arsye për këtë”, shtoi ajo mes habisë së të pranishmëve.
”Ka sfida të mëdha ekonomike përpara dhe unë kam shumë besim te CDU-ja”, tha ajo.
Merz është aktualisht favorit në zgjedhjet e ardhshme për të rikthyer në pushtet Partinë Kristian-demokrate (CDU) të qendrës së djathtë, për herë të parë që nga koha e Merkelit.
Marrëdhënia mes Merz-it dhe Merkel-it ka qenë prej kohësh e tensionuar keq.
Merkel e rrëzoi Merz-in nga një post kyç drejtues i partisë në vitin 2002 dhe përfundimisht e shtyu atë në një rol mbështetës në parti.
Merz, i mënjanuar përfundimisht, u largua nga politika gjatë pjesës më të madhe të kohës së Merkel-it në detyrë, duke zgjedhur të punonte në financë në vend të kësaj, dhe u rikthye në udhëheqjen e partisë CDU vetëm pas daljes në pension të Merkel-it.
Në një festë të CDU-së në shtator për 70-vjetorin e Merkel-it, të dy u shfaqën shumë miqësorë me njëri-tjetrin, gjë që shumë vëzhgues politikë e morën si një shenjë se kishin harruar të kaluarën.
Por, Merkel lëshoi një qortim të ashpër publik ndaj Merzit javën e kaluar për lëvizjen e tij përçarëse për të kërkuar një goditje ndaj migracionit dhe një ndryshim të ashpër në politikën e refugjatëve.
Në veçanti, Merkel shprehu kundërshtimin e saj ndaj mbështetjes së Merz-it te votat e Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) për të kaluar një rezolutë në parlament