Arrestohen dy persona për vjedhie të gjësendeve në vlerë të 400 eurove në një market

Dy persona janë arrestuar sot pasi më 8 mars kishin vjedhur në një market gjësende në vlerë të 400 eurove, në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë arrestuar dy të dyshuar me inicialet N.K., i i lindur në vitin 1990, dhe K.K., i lindur në

Arrestohen dy persona për vjedhie të gjësendeve në vlerë të 400 eurove në një market

Dy persona janë arrestuar sot pasi më 8 mars kishin vjedhur në një market gjësende në vlerë të 400 eurove, në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë arrestuar dy të dyshuar me inicialet N.K., i i lindur në vitin 1990, dhe K.K., i lindur në vitin 1995/

“Lidhur me rastin janë identifikuar edhe dy persona të tjerë, të cilët janë në interes të Policisë për t’u intervistuar”.

“Hetuesit policorë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me rastin në fjalë, si dhe me disa raste të tjera të natyrës së njëjtë, në të cilat dyshohet se janë të përfshirë personat e arrestuar”, thuhet në njoftim.