Arrestohen gjashtë persona në veri, i rrahën tre policë

Raportohet se gjashtë persona janë arrestuar në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut pasi i kanë rrahur tre zyrtarë policorë në orët e para të së martës, përcjell albinfo.ch. Sipas njoftimit, të arrestuarit N.N. 24-vjeçar, N.N., 26-vjeçar, A.B. 28-vjeçar, A.B. 30-vjeçar, I.R. 24-vjeçar dhe B.D. 19-vjeçar, fillimisht thuhet se i kanë ofenduar tre policët […] The post Arrestohen gjashtë persona në veri, i rrahën tre policë appeared first on Albinfo.

Arrestohen gjashtë persona në veri, i rrahën tre policë

Raportohet se gjashtë persona janë arrestuar në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut pasi i kanë rrahur tre zyrtarë policorë në orët e para të së martës, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit, të arrestuarit N.N. 24-vjeçar, N.N., 26-vjeçar, A.B. 28-vjeçar, A.B. 30-vjeçar, I.R. 24-vjeçar dhe B.D. 19-vjeçar, fillimisht thuhet se i kanë ofenduar tre policët e më pas i kanë sulmuar. Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, derisa rrahja ka ndodhur para kafenesë “Tre sheshirat”.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

The post Arrestohen gjashtë persona në veri, i rrahën tre policë appeared first on Albinfo.