Arrestohen në aeroport 4 shtetas turq me dokumente të dyshuara false
Pasditen e së mërkurës, Policia e Kosovës në katër raste të ndara në aeroportin e Prishtinës ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, meqë në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Bëhet e ditur se dokumentet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të

Pasditen e së mërkurës, Policia e Kosovës në katër raste të ndara në aeroportin e Prishtinës ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, meqë në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Bëhet e ditur se dokumentet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.