Arrestohet i dyshuari i cili ishte në kërkim për vjedhje
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në dy raste të veprës penale “Vjedhje”, si dhe në një rast të veprës “Marrja në posedim të sendeve të luajtshme”, të raportuara në Mitrovicë Veriore dhe Jugore gjatë javës së kaluar. I dyshuari Xh. N. u kap pas një pune intensive të

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në dy raste të veprës penale “Vjedhje”, si dhe në një rast të veprës “Marrja në posedim të sendeve të luajtshme”, të raportuara në Mitrovicë Veriore dhe Jugore gjatë javës së kaluar.
I dyshuari Xh. N. u kap pas një pune intensive të njësive policore të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, bazuar në dëshmi dhe prova që e lidhin atë me vjedhjen e dy automjeteve dhe marrjen në posedim të sendeve si telefon, pasaportë dhe letërnjoftim.
Pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në stacion policor, ku iu bë testimi për alkool dhe rezultoi se ishte nën ndikim. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, atij iu caktua masa e ndalimit për 48 orë.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar veprat për të cilat akuzohet dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar. Ndërkohë, për rastet e raportuara në Mitrovicën e Jugut, ai i është dorëzuar zyrtarëve hetues kompetentë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pje