Arrestohet Milan Radoiçiç, kreu i grupit terrorist që vrau efektivin Afrim Bunjaku në Kosovë
Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe kreu i grupit terrorist që vrau efektivin e Kosovcës Afrim Bunjaku, është arrestuar ditën e sotme. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Brendshme serbe, që njofton se Radoiçiç ëhstë kapur pas kontrolleve në banesën dhe lokalet në pronësi të tij. “Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë […] The post Arrestohet Milan Radoiçiç, kreu i grupit terrorist që vrau efektivin Afrim Bunjaku në Kosovë appeared first on Ditar.al.

Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe kreu i grupit terrorist që vrau efektivin e Kosovcës Afrim Bunjaku, është arrestuar ditën e sotme.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Brendshme serbe, që njofton se Radoiçiç ëhstë kapur pas kontrolleve në banesën dhe lokalet në pronësi të tij.
“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë.
Radoiçiç mori përgjegjësinë e plotë për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.
“Po e informoj opinionin se së bashku me bashkatdhetarët e mi më 24 shtator kam ardhur në veri të Kosovës dhe Metohisë në rajonin e Banjskës”, tha Radoiçiç në një deklaratë që e lexoi avokati i tij.
Të dielën, më 24 shtator, një polic i Kosovës u vra në fshatin Banjskë, i cili u pasua nga një aksion i njësive speciale të Policisë së Kosovës që kishte për qëllim kapjen e një grupi të armatosur që tentoi të gjente strehim në manastirin e Banjskës. Në aksion u vranë tre serbë me origjinë nga veriu i Kosovës, teksa u plagosën edhe sia të tjerë.
The post Arrestohet Milan Radoiçiç, kreu i grupit terrorist që vrau efektivin Afrim Bunjaku në Kosovë appeared first on Ditar.al.