Bojkoti i studentëve të mjekësisë, Tole: Ligji ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë

Zv.ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Albana Tole tha se projektligji për studentët e mjekësisë ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm. Duke folur në ‘Open”, Tole tha se në përfundim të studimeve, student tërheq diplomëm dhe më pas ka të drejtë të largohet jashtë vendit. Ajo shprehet se studentët kanë të drejtë të bojkotojnë […] The post Bojkoti i studentëve të mjekësisë, Tole: Ligji ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë appeared first on Newsbomb Albania.

Bojkoti i studentëve të mjekësisë, Tole: Ligji ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë

Zv.ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Albana Tole tha se projektligji për studentët e mjekësisë ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm.

Duke folur në ‘Open”, Tole tha se në përfundim të studimeve, student tërheq diplomëm dhe më pas ka të drejtë të largohet jashtë vendit.

Ajo shprehet se studentët kanë të drejtë të bojkotojnë dhe procesi po monitorohet nga Ministria e Arsimit, por sipas saj ligji ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë studentët. Pra Tole nënkupton që bojkoti dhe protesta e studentëve është e kotë pasi ligji ka hyrë në fuqi dhe nuk do të kthehet më.

“Në përfundim të harkut kohor, studenti tërheq diplomën dhe ka të drejtë të largohet jashtë vendit. Studentët kanë të drejtë të bojkotojnë, ne jemi duke monitoruar procesi, por është një ligj që ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë studentët e mjekësisë”, deklaroi Tole.

The post Bojkoti i studentëve të mjekësisë, Tole: Ligji ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë appeared first on Newsbomb Albania.