Arrestohet prokurori në Prizren nën dyshimin për “marrje ryshfeti”

Beqë Shala, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti”. Ai është arrestuar të hënën, ka njoftuar Prokuroria. “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e […] The post Arrestohet prokurori në Prizren nën dyshimin për “marrje ryshfeti” appeared first on ATV.

Arrestohet prokurori në Prizren nën dyshimin për “marrje ryshfeti”

Beqë Shala, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti”.

Ai është arrestuar të hënën, ka njoftuar Prokuroria.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës. Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.

The post Arrestohet prokurori në Prizren nën dyshimin për “marrje ryshfeti” appeared first on ATV.